HOT NEWS
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Pogradeci 3-0 » Skënderbeu mundi ne ndeshjen e prapambetur te javë...
Kategoria Superiore/ Java XIV fillon me sfiden Teu... » Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare te Futb...
Vllaznia/ Vujadinovic rinovon per nje tjeter vit n... » Miroslav Vujadinovic portieri malazez qe mbron por...
Ekskluzive / Florent Aziri : Tirana do te me ofroj... » Skuadra e Tiranës ka bërë nje “goditje” në momente...
Levizjet/ Tirana perforcohet me kosovarin Florent ... » Tirana ka bere nje goditje mjaft te mire ne fundin...
Vllaznia/ Ervis Kraja rivishet kuqeblu » Mbrojtesi Ervis Kraja eshte rikthyer te Vllaznia. ...
Skenderbeu/ Amarildo Dimo i bashkohet kampioneve » Ish kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo do te luaje...
Miqesore / Besa-Dinamo 0-2 » Sot eshte luajtur ne Kavaje takimi miqesor midis D...
Zyrtare/ Vilfor Hysa rikthehet ne Lac » Vilfor Hysa ka nisur stervitjen me skuadren e Laci...
Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu – Flamurtari zhvendo... » Sezoni futbollistik per vitin 2012 do te nise me n...
E enjte, 09 Shkurt 2012
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ilir Nallbani: Kosova ka kapacitet per nje kombetare dinjitoze!
nga AlbaniaSoccer    E martë, 16 Shkurt 2010 12:00    pdf Shtyp Email

nallbani_kombetarja_kosove Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Ilir Nallbani, që tash e pesë vjet është pjesë e futbollit të Shqipërisë, është shprehur i lumtur që ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku. Nallbani aktualisht luan për Vllazninë e Shkodrës, madje konsiderohet një nga futbollistët kryesorë të skuadrës shkodrane.

Nallbani të mërkurën do të pjesë e formacionit të përzgjedhjes së Superligës së Kosovës në takimin miqësor ndaj përzgjedhjes elitare të Shqipërisë.

“Kam marr ftesë nga përzgjedhësi Albert Bunjaku. Jam i lumtur që të mërkurën do të jem pjesë e miqësores ndërmjet përzgjedhjes së Superligës së Kosovës dhe elitës së futbollit të Shqipërisë”, ka thënë Nallbani.

“Ndonëse orari i ndeshjeve që zhvillojmë në Shqipëri është mjaft i ngjeshur, drejtuesit e klubit më kanë dhënë mundësinë që të mërkurën të jem në Prishtinë. Do të vij bashkë me ekspeditën e Shqipërisë dhe bashkë me të do të kthehemi në Shqipëri”.   

Ish-futbollisti i Besës së Pejës ka thënë se të mërkurën është rasti i mirë për të parë cilësitë që ka futbolli i Kosovës dhe i Shqipërisë.

“Ndeshja është revyal, për faktin se luhet, për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës. Ky takim është rasti i mirë për ta parë nga afër kualitetin e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë. Besoj se adhuruesve të futbollit, që do të jenë në tribunat e stadiumit, do t’u dhurojmë një ndeshje të pëlqyeshme”, ka theksuar Nallbani.

Kjo ndeshje do të jetë e para që zhvillohet nën drejtimin e përzgjedhësit të përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjakut. Nallbani thotë se Kosova ka kapacitet që të krijojë një përfaqësues të denjë.

“Kosova gjithnjë ka pasur talentë të mirë të futbollit. Jam i bindur se përfaqësuesja e Kosovës në të ardhmen do të jetë një skuadër e denjë, për faktin se ka potencial ta bëjë një gjë të tillë”, ka pohuar Nallbani.

 

Me Vllazninë kërkon Evropën

 

Mesfushori pejan, Ilir Nallbani, i cili që tre sezone mbron ngjyrat e Vllaznisë së Shkodrës, kërkon që me këtë skuadër të sigurojë një vend në kupat evropiane. Ai ka thënë se objektiv primar i Vëllaznisë është kupa e Shqipërisë.

“Ne në pjesën e dytë të garave kemi nisur t’u kthehemi rezultateve pozitive. Jemi ende larg pjesës së epërme të tabelës, por ne objektiv primar kemi kupën e Shqipërisë, rrugë që çon në Evropë. Besoj se kemi skuadër që mund t’i arrijmë synimet e klubit”, ka përfunduar mesfushori i Vllaznisë, Ilir Nallbani.

Fatmir Bytyçi

Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy