HOT NEWS
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Pogradeci 3-0 » Skënderbeu mundi ne ndeshjen e prapambetur te javë...
Kategoria Superiore/ Java XIV fillon me sfiden Teu... » Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare te Futb...
Vllaznia/ Vujadinovic rinovon per nje tjeter vit n... » Miroslav Vujadinovic portieri malazez qe mbron por...
Ekskluzive / Florent Aziri : Tirana do te me ofroj... » Skuadra e Tiranës ka bërë nje “goditje” në momente...
Levizjet/ Tirana perforcohet me kosovarin Florent ... » Tirana ka bere nje goditje mjaft te mire ne fundin...
Vllaznia/ Ervis Kraja rivishet kuqeblu » Mbrojtesi Ervis Kraja eshte rikthyer te Vllaznia. ...
Skenderbeu/ Amarildo Dimo i bashkohet kampioneve » Ish kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo do te luaje...
Miqesore / Besa-Dinamo 0-2 » Sot eshte luajtur ne Kavaje takimi miqesor midis D...
Zyrtare/ Vilfor Hysa rikthehet ne Lac » Vilfor Hysa ka nisur stervitjen me skuadren e Laci...
Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu – Flamurtari zhvendo... » Sezoni futbollistik per vitin 2012 do te nise me n...
E enjte, 09 Shkurt 2012
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne Fokus / Një prishtinas e dërgon Fernandezin në Izrael!
nga AlbaniaSoccer    E enjte, 25 Mars 2010 22:17    pdf Shtyp Email

fernandez_thumb

Ish-trajneri i Paris Saint Germain, Luis Fernandez, e ka marrë detyrën e trajnerit të Kombëtares së Izraelit në futboll. Deri këtu mirë, është lajm ndërkombëtar, por ajo që mund t’i interesojë futbolldashësit shqiptarë është fakti se në këtë operacion të transferimit është i përfshirë një prishtinas.

Erkan Sylejmani, ish-futbollisti i Flamurtarit dhe disa skuadrave tjera nga Kosova e Shqipëria, për të cilin kemi shkruar kohë më parë se i ka hyrë aventurës së menaxherit të futbollit, është njëri ndër njerëzit kryesorë të ndërlidhur në shkuarjen e Fernandezit drejt Lindjes së Afërt.

Sylejmani, i cili dy vjetët e fundit është duke jetuar me familjen në Francë, kohë më parë e kishte transferuar edhe mbrojtësin shkodran Elvin Beqiri drejt “chelseat” të Kaspikut, Khazar Lankoran, si dhe futbollistin e Bregut të Fildishtë, Abdulkadir Keita, nga Lyoni drejt Galatasarayit.

“Jam shumë i kënaqur, gjithçka ka rrjedhë spontanisht, menaxheri nikoqir në Izrael na kërkoi një trajner të njohur, kurse unë kontaktova me menaxherin e Fernandezit dhe shumë shpejt u morëm vesh. Jam në Tel Aviv dhe marrëveshja vetëm para pak minutave është hedhur në letër”, tha Sylejmani nga Izraeli, nëpërmjet lidhjes telefonike.

Sipas mediave vendore, Fernandez do të fitojë 400 mi euro rrogë në muaj.

Fernandez të hënën është prezantuar zyrtarisht, kurse kontrata e tij është dyvjeçare. Izraeli bën pjesë në grupin F të kualifikimeve për “Euro 2012”, së bashku me Kroacinë, Greqinë dhe Letoninë.


Bekri Ajdini

Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy