HOT NEWS
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Pogradeci 3-0 » Skënderbeu mundi ne ndeshjen e prapambetur te javë...
Kategoria Superiore/ Java XIV fillon me sfiden Teu... » Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare te Futb...
Vllaznia/ Vujadinovic rinovon per nje tjeter vit n... » Miroslav Vujadinovic portieri malazez qe mbron por...
Ekskluzive / Florent Aziri : Tirana do te me ofroj... » Skuadra e Tiranës ka bërë nje “goditje” në momente...
Levizjet/ Tirana perforcohet me kosovarin Florent ... » Tirana ka bere nje goditje mjaft te mire ne fundin...
Vllaznia/ Ervis Kraja rivishet kuqeblu » Mbrojtesi Ervis Kraja eshte rikthyer te Vllaznia. ...
Skenderbeu/ Amarildo Dimo i bashkohet kampioneve » Ish kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo do te luaje...
Miqesore / Besa-Dinamo 0-2 » Sot eshte luajtur ne Kavaje takimi miqesor midis D...
Zyrtare/ Vilfor Hysa rikthehet ne Lac » Vilfor Hysa ka nisur stervitjen me skuadren e Laci...
Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu – Flamurtari zhvendo... » Sezoni futbollistik per vitin 2012 do te nise me n...
E enjte, 09 Shkurt 2012
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Artan Gashi, dëshiron të mbetet në “radarin” e Albert Bunjakut!
nga AlbaniaSoccer    E mërkurë, 31 Mars 2010 10:46    pdf Shtyp Email

albert_bunjaku Lëvdatat e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Albert Bunjakut, e kanë kënaqur tej mase sulmuesin e Flamurtarit, Artan Gashin, i cili ka thënë se këto lëvdata e shtyjnë të punojë edhe më shumë.

“Pas përfundimit të takimit kam biseduar me përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës në Futboll. Ai më ka dhënë lëvdata dhe më ka thënë se shumë shpejt mund të jam pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, kurse më ka sugjeruar të rikthehem më shumë dhe ta përmirësoj lojën defansive. Prononcimi i Bunjakut në medie më jep vullnet të punoj edhe më shumë”, ka thënë Artan Gashi.

Sulmuesi 26-vjeçar, i cili ka shënuar shtatë gola deri me tash dhe është golashënuesi më i mirë i Flamurtarit, ka shprehur mendimin se edhe më herët e ka merituar të jetë pjesë e përfaqësueses.

“Edhe më herët e kam merituar të jam pjesë e përfaqësueses, por përzgjedhësi nuk ka qenë i informuar për paraqitjet e mia. Unë kam pasur paraqitje të mira vazhdimisht në këtë kampionat, e jo vetëm kundër skuadrës së Trepçës”, ka shtuar ai.

Që nga koha e largimit të sulmuesit Faton Zejnullahu nga skuadra e Flamurtarit, Artan Gashi së bashku me Malsor Gjonbalajn janë duke e bartur barrën kryesore të sulmit në skuadrën e Jusuf Tortoshit. Sulmi i kuqezinjve nga kryeqyteti është i katërti në Raiffesien Superligë me 27 gola të shënuara.

Veton Zymberi

Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy