HOT NEWS
Ne fokus/ Kukesi feste madheshtore per ngjitjen ne... » Kukësi mbulohet nga shmpanja, fishekzjarrët, lulet...
Ne fokus/ Më shumë se 10 mijë tifozë festojne titu... » Titulli kampion për të dytin vit radhazi dhe për t...
Ne Fokus/ Rudi Vata i denoncoi por drejtuesit e mo... » Vllaznia-Shkumbini  4-4 Ish trajneri i Vllaznis R...
Skenderbeu kampion i Shqiperise per te treten here » Ekipi i Skendebeut me ne krye presidentin Agim Zeq...
Kategoria Superiore/ Sot vendoset kampioni i Super... » Do te zhvillohet sot ne orën 17:00 java e XXVI dhe...
Flamurtari/ Tifozet : Muca matrapaz. Largohu nga F... » Tifozet e Flamurtarit jane shume te irrituar me tr...
Komisioni Apelit i rikthen tre piket Shkumbinit ne... » I mbledhur dje ne mesnate Komisioni Apelit i ka ri...
Shkumbini/ Peqini humbet ndeshjen ne tavoline 3-0 ... » I mbledhur ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës v...
Kategoria Superiore/ Fundi i hidhur i Dinamos » Pas 62-vjetësh ekzistence një nga ekipet legjendar...
Ne fokus/ Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin ... » Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për incide...
E enjte, 17 Maj 2012
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FFK / Vokrri,lule dhe fanellë për Fatmire Bajramajn
nga Yll Begu    E martë, 29 Mars 2011 21:19    pdf Shtyp Email

vokrri-bajramaj1 Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka qëndruar sot në qytezën e Istogut, ku ka takuar futbollisten e mirënjohur nga Kosova, Fatmire Bajramaj, e cila luan për kombëtaren e Gjermanisë. Fatmirja ka ardhur në Kosovë me ekipin e televizionit gjerman "ARD" për të xhiruar një film dokumentar që i kushtohet pikërisht asaj. Në këtë takim i cili ka ndodhur në stadiumin e futbollit në Istog, ku po bëheshin xhirimet e filmit dokumentar, Vokrri pasi i ka uruar Fatmires shëndet dhe suksese në karrierën e saj të mëtutjeshme, e ka përgëzuar për zgjedhjen si ambasadore e integrimeve nga ana e Federatës gjermane të Futbollit (DFB). Më pas Vokrri e njohu 'ambasadorenkosovare' të futbollit të femrave për zhvillimet e futbollit të Kosovës e në veçanti për futbollin e femrave si dhe për nevojën e angazhimit të saj dhe të tjerëve për ta ndihmuar futbollin kosovar në të gjitha sferat, veçmas në ndërkombëtarizimin.  Ndërsa nga ana e saj Bajramaj ka falënderuar kryetarin Vokrrin që ka ndarë kohë për takim duke premtuar se do të shfrytëzojë gjithë autoritetin dhe mundësitë e saj për ta ndihmuar futbollin e  Kosovës dhe njëherësh ka shprehur kënaqësinë që edhe në Kosovë tashmë ka një ligë të femrave, e të cilës Bajramaj do t’i ndihmojë në të ardhmen.

 


Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy
comments
Përditësue me ( E martë, 29 Mars 2011 21:33 )