HOT NEWS
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Pogradeci 3-0 » Skënderbeu mundi ne ndeshjen e prapambetur te javë...
Kategoria Superiore/ Java XIV fillon me sfiden Teu... » Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare te Futb...
Vllaznia/ Vujadinovic rinovon per nje tjeter vit n... » Miroslav Vujadinovic portieri malazez qe mbron por...
Ekskluzive / Florent Aziri : Tirana do te me ofroj... » Skuadra e Tiranës ka bërë nje “goditje” në momente...
Levizjet/ Tirana perforcohet me kosovarin Florent ... » Tirana ka bere nje goditje mjaft te mire ne fundin...
Vllaznia/ Ervis Kraja rivishet kuqeblu » Mbrojtesi Ervis Kraja eshte rikthyer te Vllaznia. ...
Skenderbeu/ Amarildo Dimo i bashkohet kampioneve » Ish kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo do te luaje...
Miqesore / Besa-Dinamo 0-2 » Sot eshte luajtur ne Kavaje takimi miqesor midis D...
Zyrtare/ Vilfor Hysa rikthehet ne Lac » Vilfor Hysa ka nisur stervitjen me skuadren e Laci...
Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu – Flamurtari zhvendo... » Sezoni futbollistik per vitin 2012 do te nise me n...
E enjte, 09 Shkurt 2012
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kosova/ Te gjithe duan Kupen
nga AlbaniaSoccer    E mërkurë, 24 Shkurt 2010 13:36    pdf Shtyp Email

kupa_kosoves Ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në Futboll do të zhvillohen sot (e mërkurë). Takimi kryesor i këtij rrethi është ai ndërmjet skuadrës së Hysit dhe Lirisë nga Prizreni. Sulmuesi i KF Hysit, Enis Zabërgja, është shprehur optimist se skuadra e tij do ta kryejë punën në këtë takim. Ndeshja e kthimit, sipas sulmuesit këmbëshpejtë, do të zhvillohet vetëm sa për sy e faqe.

“Jemi përgatitur mirë dhe jemi optimistë se do ta dalim triumfues në takimin kundër Lirisë. Do të jetë një ndeshje interesante, pasi skuadra kundërshtare është mjaft cilësore. Kemi potencial ta përcaktojmë gjysmëfinalistin që në takimin e parë. Ne kemi mungesën e Zhdrellës, por skuadra e Hysit nuk varet nga një apo dy futbollistë. Tash jemi edhe më të fortë, për faktin se jemi përforcuar me futbollistë cilësorë”, ka thënë Zabërgja.

Emra: Me rëndësi të kualifikohemi

Edhe sulmuesi i rikthyer në skuadrën e Lirisë, Uliks Emra, ka shprehur optimizëm për takimin me skuadrën e drejtuar nga Hysni Maxhuni. Sulmuesi prizrenas ka thënë se me rëndësi për skuadrën e tij të zëmrës është kualifikimi.

“Sigurisht se do të jetë takim interesant. Nuk kisha mundur të them se cila skuadër është favorite, pasi gjasat për kualifikim janë pesëdhjetë me pesëdhjetë. Ne do të shkojmë në Merdare për ta luajtur lojën tonë dhe do të mundohem të shënojmë të paktën një gol, pasi goli si mysafir e ka rëndësinë e vet. Me rëndësi është të kualifikohemi për më tej”, ka thënë Emra. Skuadra e Lirisë është e kompletuar për ndeshjen kundër Hysit.

Të gjitha takimet e para do të fillojnë në orën 14:00, kurse ndeshjet e kthimit të çerekfinales së Kupës do të zhvillohen më 28 shkurt në orën 14:00.

Ndeshjet :

Hysi - Liria                    (P. Hasani, S. Berisha, F. Agërbashi)

Vëllaznimi - Drenica      (A. Hoxhaj, B .Selimaj, M. Aliu)

Besa - Ballkani              (S. Domi, B. Këpuska, M. Rrahimi)

Trepça - Gjilani              (H. Hajdari, Z. Miranaj, A. Gashi)

Veton Zymberi

Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy
Përditësue me ( E mërkurë, 24 Shkurt 2010 13:50 )