HOT NEWS
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Pogradeci 3-0 » Skënderbeu mundi ne ndeshjen e prapambetur te javë...
Kategoria Superiore/ Java XIV fillon me sfiden Teu... » Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare te Futb...
Vllaznia/ Vujadinovic rinovon per nje tjeter vit n... » Miroslav Vujadinovic portieri malazez qe mbron por...
Ekskluzive / Florent Aziri : Tirana do te me ofroj... » Skuadra e Tiranës ka bërë nje “goditje” në momente...
Levizjet/ Tirana perforcohet me kosovarin Florent ... » Tirana ka bere nje goditje mjaft te mire ne fundin...
Vllaznia/ Ervis Kraja rivishet kuqeblu » Mbrojtesi Ervis Kraja eshte rikthyer te Vllaznia. ...
Skenderbeu/ Amarildo Dimo i bashkohet kampioneve » Ish kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo do te luaje...
Miqesore / Besa-Dinamo 0-2 » Sot eshte luajtur ne Kavaje takimi miqesor midis D...
Zyrtare/ Vilfor Hysa rikthehet ne Lac » Vilfor Hysa ka nisur stervitjen me skuadren e Laci...
Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu – Flamurtari zhvendo... » Sezoni futbollistik per vitin 2012 do te nise me n...
E enjte, 09 Shkurt 2012
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Hysni Maxhuni : Nuk frikesohem nga largimet
nga AlbaniaSoccer    E hënë, 01 Shkurt 2010 16:26    pdf Shtyp Email

hysni_maxhuni Ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve në KF Hysi nuk e frikëson aspak pedagogun e njohur Hysni Maxhuni, i cili aktualisht është trajner i kësaj skuadre. Ai është trajneri i tretë i skuadrës nga Merdara në këtë kampionat, pasi më herët ishin edhe Muharrem Sahiti dhe Luan Prekazi.

Maxhuni ka thënë se ka ardhur në krye të skuadrës me qëllimin e vetëm, që kampionatin ta përfundojë si trajner i kësaj skuadre.

“Unë kam ardhur në krye të kësaj skuadre me qëllim që ta përfundoj kampionatin këtu. Shpresoj se një gjë e tillë do të ndodhë”, ka thënë Hysni Maxhuni, i cili është rikthyer në krye të skuadrës më 16 dhjetor të vitit të kaluar.

Skuadra e Hysit, që është shpallur fituese e Kupës në kampionatin e kaluar, synon që një gjë të tillë ta bëjë edhe në këtë kampionat. Tekniku kërkon me ngulmë që suksesi i skuadrës mos të jetë vetëm Kupa, por edhe titulli i kampionit.

“Kemi skuadër të kompletuar. Nëse futbollistët shpëtojnë nga lëndimet, suksesi ynë mund të jetë i dyfishtë. Mirëpo edhe skuadra e Trepçës, që është kandidate për titull, ka futbollistë të shkëlqyeshëm”, ka shtuar Maxhuni, i cili është i vendosur që asnjë futbollist të mos inkuadrohet në përbërjen e parë pa e merituar.

Skuadra e Hysit, e cila në këtë afat kalimtar është përforcuar me mesfushorin Yll Hoxha dhe mbrojtësit Fisnik Papuqi dhe Drilon Dragusha, më 3 shkurt do të udhëtojë për në Gjevgjelis, për ta zhvilluar fazën e dytë përgatitore, kurse pritet të rikthehet më 15 shkurt.

Veton Zymberi

Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy