HOT NEWS
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Pogradeci 3-0 » Skënderbeu mundi ne ndeshjen e prapambetur te javë...
Kategoria Superiore/ Java XIV fillon me sfiden Teu... » Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare te Futb...
Vllaznia/ Vujadinovic rinovon per nje tjeter vit n... » Miroslav Vujadinovic portieri malazez qe mbron por...
Ekskluzive / Florent Aziri : Tirana do te me ofroj... » Skuadra e Tiranës ka bërë nje “goditje” në momente...
Levizjet/ Tirana perforcohet me kosovarin Florent ... » Tirana ka bere nje goditje mjaft te mire ne fundin...
Vllaznia/ Ervis Kraja rivishet kuqeblu » Mbrojtesi Ervis Kraja eshte rikthyer te Vllaznia. ...
Skenderbeu/ Amarildo Dimo i bashkohet kampioneve » Ish kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo do te luaje...
Miqesore / Besa-Dinamo 0-2 » Sot eshte luajtur ne Kavaje takimi miqesor midis D...
Zyrtare/ Vilfor Hysa rikthehet ne Lac » Vilfor Hysa ka nisur stervitjen me skuadren e Laci...
Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu – Flamurtari zhvendo... » Sezoni futbollistik per vitin 2012 do te nise me n...
E enjte, 09 Shkurt 2012
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ministri Beqiri ka pritur autorët e librit, “Integrimi i trajnimit mental në sport”
nga AlbaniaSoccer    E hënë, 01 Shkurt 2010 17:13    pdf Shtyp Email

albert_bunjaku Numri një i sportit të Kosovës, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Valton Beqiri, të hënën ka pritur Prof. Dr. Lars Eric Unesthal dhe z. Albert Bunjaki, autorë të librit “Integrimi i trajnimit mental në sport”.

“Fillimisht, Ministri Beqiri i përgëzoi autorët Prof. Dr. Unesthal dhe z. Bunjaki për punën dhe angazhimin e tyre që ky libër t’i jepet në duar lexuesit kosovar edhe në gjuhën shqipe. Në këtë kontekst, ai tha se ky është libri i parë i këtij zhanri i botuar në vendin tonë dhe se, me botimin e tij, sportistët dhe shoqëria civile do të përfitojnë në rrafshin e ushtrimeve mentale në sport”, është thënë në njoftimin e lëshuar nga MKRS-së.

Sipas këtij njoftimi autori Prof. Dr. Lars Eric Unesthal, tha se “ndjehet krenar për punën e bërë, sepse, siç u shpreh ai, ky libër ka të bëjë edhe me ndërtimin e shtetit të ri jo vetëm në aspektin e infrastrukturës, por edhe të ndërtimit të jetës së re”.

“Në anën tjetër, autori Albert Bunjaki e falënderoi Ministrin Valton Beqiri për përkrahjen në realizimin e këtij projekti mjaft të rëndësishëm, duke shtuar se me këtë projekt do të mundësohet që Integrimi i Trajnimit Mental (ITM) në Sport të jetë pjesë e sportit kosovar dhe e popullatës kosovare”, thuhet në njoftimin e MKRS. Duhet cekur se botimi i këtij libri u mbështet financiarisht nga MKRS.

(Ne foton e vogel, Albert Bunjaku, njeri prej dy autoreve te librit)

Comments (1)

Subscribe to this comment's feed
perfaqsusja e kosoves
0
i pershendes te gjith futbollistat kosovar te super liges
e di qe ndoshta jeni te shkelur ngadisa individ qe mundohen te bejn diqka e per vetveten nuk kan lidhje me sport
ky trajneri i ri bunjaku si duket ka ardh te shes mend ne kosov
sepse ne suedi nuk ka pas shanca ta marr ndoni skuader tash ka ardh tek ju qe tju sprovoj se kush esht me i miri
tju tha te drejten vllezer futbolldashes ky njeri metvertet i shkel futbollistat me te mir te kosoves dhe e ka si biznes personal
por
do ti vjen koha qe edhe ky do ta qes veten ne drejtsin e futbollistve vetem shkojeni se nga cila ekip e kosoves ka me shum lojtar dhe kuptohet e gjitha po ta marrim me shembull nga te gjitha ekipet e kosoves lojtaret e mir ku jan jasht kombtares se kosoves esht gabim i madh per ket njeri se di se kush e ka pranuar ket njeri si trajner jam futbollist por nuk e rrespektoj aspak ket trajner kam qen lojtar i rregullt ne kosov super lig kam luajtur me armend dallkun currin osmanin e disa shok tjer qe ndoshta po ta kishim at ekip qe kemi pas nje koh nuk nav kishin dasht ksi trajner ka kosova boll legjenda te futbollit qe din ta marrin drejtimin dhe ta vlersojn lojtarin e mir pa dallim ekipi
futbollistet e mi ju pershendes nga zemra edhasht zoti qe tju plotsohen nje dit deshirat e juja tung tung
blerimi sportist kanada , mars 21, 2010 | url

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy