HOT NEWS
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Pogradeci 3-0 » Skënderbeu mundi ne ndeshjen e prapambetur te javë...
Kategoria Superiore/ Java XIV fillon me sfiden Teu... » Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare te Futb...
Vllaznia/ Vujadinovic rinovon per nje tjeter vit n... » Miroslav Vujadinovic portieri malazez qe mbron por...
Ekskluzive / Florent Aziri : Tirana do te me ofroj... » Skuadra e Tiranës ka bërë nje “goditje” në momente...
Levizjet/ Tirana perforcohet me kosovarin Florent ... » Tirana ka bere nje goditje mjaft te mire ne fundin...
Vllaznia/ Ervis Kraja rivishet kuqeblu » Mbrojtesi Ervis Kraja eshte rikthyer te Vllaznia. ...
Skenderbeu/ Amarildo Dimo i bashkohet kampioneve » Ish kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo do te luaje...
Miqesore / Besa-Dinamo 0-2 » Sot eshte luajtur ne Kavaje takimi miqesor midis D...
Zyrtare/ Vilfor Hysa rikthehet ne Lac » Vilfor Hysa ka nisur stervitjen me skuadren e Laci...
Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu – Flamurtari zhvendo... » Sezoni futbollistik per vitin 2012 do te nise me n...
E enjte, 09 Shkurt 2012
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Sami Geci, qendron si kapiten i Drenicës!
nga AlbaniaSoccer    E diel, 07 Shkurt 2010 15:47    pdf Shtyp Email

drenica 2005-06 Kapiteni i Klubit të Futbollit Drenica, Sami Geci, ende nuk është duke menduar për pension, pavarësisht që ka mbushur 35 vjet. Ai ka thënë se nuk ka arsye të mendojë për pensionim, pasi ende po ndihet mirë fizikisht. Geci synon që të luajë edhe në kampionatin e ardhshëm.

“Ende nuk kam vendosur se kur do të pensionohem. Është vështirë të parashikohet një gjë e tillë. Do të vazhdoj të luaj, pasi ende jam mirë fizikisht dhe shumë mirë po i përballoj stërvitjet. Besoj se do të luaj edhe në kampionatin e ardhshëm”, ka thënë Sami Geci.

Kapiteni i skuadrës nga Skenderaj ka bërë të ditur se dëshiron të rrëmbejë një trofe para se të pensionohet. Ai është i vetishëm për pozitën që ndodhet skuadra e tij, por si duket Kupa e Republikës së Kosovës është synim i mbrojtësit drenicas.

“Në këtë kampionat nuk i kemi punët mirë, por shpresoj se do të përfundojmë në mesin e shtatë skuadrave më të mira. Synimi im është që ta rrëmbejmë një trofe para se të përfundoj karrierën, dhe gjasat janë që kjo dëshirë të më plotësohet këtë vit, duke e rrëmbyer Kupën”, ka shtuar Geci. Skuadra e Drenicës edhe përkundër përforcimeve të mëdha në fillim të kampionatit nuk arriti të ketë rezultate të kënaqshme, pasi stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e nëntë me 21 pikë të tubuara.

Veton Zymberi

Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy