| Arton Hajdari : Drenica s’bie nga elita | ||||
|
|
Skuadra nga Skenderaj gjendet në mesin e ekipeve të rrezikuara, mirëpo, sipas Hajdarit, skuadra e tij është përgatitur mjaft mirë për sfidat pranverore që do të nisin në fundjavë. “Jemi përgatitur mjaft mirë për pjesën e dytë të garave. Gjatë përgatitjeve kemi punuar mjaft dhe se, të gatshëm e presim pjesën e dytë të garave”, ka thënë Hajdari. Sipas tij, Drenica në stinorin pranveror do të ketë paraqitje dhe rezultate më të mira se në sezonin vjeshtor. “Me punën që kemi bërë dhe fondin e lojtarëve që kemi në dispozicion, jam i bindur se në pjesën e dytë të garave do të kemi paraqitje dhe rezultate më të mira se në sezonin vjeshtor”, ka theksuar Hajdari, i cili ka shtuar se skuadra e tij synim primar ka ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës. “Synimi i klubit tonë është mbetja në elitën e futbollit. Të gjithë jemi të mobilizuar dhe të vetëdijshëm për sfidat që na presin, mirëpo i gjithë klubi është i mobilizuar mjaft mirë dhe besoj se ne mund t’i arrijmë objektivat e klubit”, ka thënë Hajdari. Ai ka bërë me dije se është i kënaqur me rikthimin e trajnerit Tahir Lushtaku. Sipas tij, Lushtaku është trajner që u përshtatet rrethanave të skuadrës së Drenicës. “Lushtaku është trajner që i njeh mirë rrethanat e skuadrës sonë, prandaj rikthimi i tij është mirëpritur nga futbollistët”, ka thënë Hajdari. Ish-futbollisti i disa skuadrave elitare të Kosovës, ka thënë se skuadra e Drenicës e ka merituar kualifikimin në gjysmëfinale të garave të Kupës së Kosovës. Sipas tij, skuadra e tij ka qenë më e mirë se Vëllaznimi. “Në ballafaqim me Vëllaznimin kemi qenë më të mirë, mirëpo gjatë ekzekutimit të penalltive fati ishte në anën e Vëllaznimit”, ka pohuar Hajdari. Ai beson se pjesa e dytë e garave do të sjellë futboll më cilësor. “Besoj se në stinorin pranveror do të ketë futboll më kualitativ, ndonëse kushtet dhe terrenet tona sportive mund të jenë sërish pengesa në avancimin e lojës së futbollit. Megjithatë, jam optimist se në sezonin pranveror futbolli do të jetë më kualitativ”, ka përfunduar Hajdari.
Fatmir Bytyci
Set as favorite
Bookmark
Email this
Hits: 1284 Comments (6)Subscribe to this comment's feeddrenica
me kon ma te mire se vellaznimi ishe gjysem finale,po ishall mete ne lige se skish sen prej juve
www.albaniasoccer.com
Po drenica do ta siguroj mbijetesen por edhe do pozicionohet nga vendi i 6 e deri te 1 FORCA DRENIC
Write commentYou must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.
|















































