HOT NEWS
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Pogradeci 3-0 » Skënderbeu mundi ne ndeshjen e prapambetur te javë...
Kategoria Superiore/ Java XIV fillon me sfiden Teu... » Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare te Futb...
Vllaznia/ Vujadinovic rinovon per nje tjeter vit n... » Miroslav Vujadinovic portieri malazez qe mbron por...
Ekskluzive / Florent Aziri : Tirana do te me ofroj... » Skuadra e Tiranës ka bërë nje “goditje” në momente...
Levizjet/ Tirana perforcohet me kosovarin Florent ... » Tirana ka bere nje goditje mjaft te mire ne fundin...
Vllaznia/ Ervis Kraja rivishet kuqeblu » Mbrojtesi Ervis Kraja eshte rikthyer te Vllaznia. ...
Skenderbeu/ Amarildo Dimo i bashkohet kampioneve » Ish kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo do te luaje...
Miqesore / Besa-Dinamo 0-2 » Sot eshte luajtur ne Kavaje takimi miqesor midis D...
Zyrtare/ Vilfor Hysa rikthehet ne Lac » Vilfor Hysa ka nisur stervitjen me skuadren e Laci...
Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu – Flamurtari zhvendo... » Sezoni futbollistik per vitin 2012 do te nise me n...
E enjte, 09 Shkurt 2012
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ertan Hasan : Prishtinën e mban gjallë emri, asgjë tjetër
nga AlbaniaSoccer    E premte, 12 Mars 2010 15:10    pdf Shtyp Email

ertan hasan “Po sikur skuadra e Prishtinës të ishte siç ka qenë dikur, nuk do të transferohesha në ndonjë klub tjetër. Të them sinqerisht, Prishtinës i ka mbetur vetëm emri, asgjë tjetër”, kështu është arsyetuar sulmuesi i Vëllaznimit, Ertan Hasan, për deklaratën që kishte dhënë në kohën kur ishte pjesë e skuadrës së Shkëndijës nga Tetova se, përveç Prishtinës, në asnjë skuadër tjetër kosovare nuk ka shans të luajë.

Sulmuesi shkupjan ka thënë se po ndihet mirë në skuadrën gjakovare dhe se gjasat për ta vazhduar kontratën me këtë skuadër janë të mëdha.

“Kam arritur marrëveshje me Vëllaznimin për gjashtë muaj. Këtu po kaloj mirë, dhe po fitoj më shumë se në Prishtinë. Mundësia për ta vazhduar marrëveshjen me këtë skuadër është e madhe. Nuk kam arsye të largohem nga Gjakova”, ka thënë Hasan, duke shtuar se “Skuadra e Vëllaznimit, pavarësisht formës së dobët që ka treguar në stinorin vjeshtor, ka cilësi dhe traditë për të qenë pjesë e elitës së futbollit të Kosovës edhe në kampionatin e ardhshëm. Kjo skuadër është përforcuar mjaft në afatin kalimtar. Sigurisht se mbijetesa nuk do të jetë problem i madh”.

Ertan Hasan u rikthye në skuadrën e Prishtinës, por nuk arriti të lërë gjurmë përsëri në këtë skuadër. Ai u largua pasi repartit të sulmit të kësaj skuadre gjatë afatit kalimtar të dimrit iu shtuan edhe dy sulmues: Faton Zejnullahu dhe amerikani Haggai Leboo.

Veton Zymberi

Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy