HOT NEWS
Tirana/ Halili bind lojtaret te udhetojne drejt Pu... » Pese nga titullaret e skuadres se Tiranes, pasi nu...
Miqesore/ Neser ne Struge perballen Flamurtari - S... » Neser pasdite do te perballen me njera tjetren Fla...
Levizjet/ Liridon Leci shume prane firmes me Lacin » Ish futbollisti i Vllaznise Liridon Leci mesohet t...
Levizjet/ Bishani largohet nga Vllaznia, portieri ... » Portieri i dyte i Vllaznise Olti Bishani eshte lar...
Tirana/ Pese lojtar bojkotojne fazen pergatitore, ... » Tirana eshte nisur sot paradite drejt Pukes pa pes...
Levizjet/ Plaku i jep fund me Tiranen, bashkohet m... » Sebino Plaku i ka dhene fund pritjes dhe ka zgjedh...
Tirana/ Bardheblute nderrojne mendje serish, faza ... » Drejtuesit e Tiranes kane nderruar serish mendje. ...
Levizjet/ Llani kerkon 40 mije euro ne vit per te ... » Ervin Llani prej disa ditesh eshte ne tratativa me...
Flamurtari/ Gjobiten Veliu dhe Mocka » Portieri  Flamurtarit Shpetim Mocka dhe mbrojtesi ...
Elbasani/Faze pergatitore pa diete ushqimore » Skuadra e Elbasanit ka me shume se dhjete dite qe ...
E shtunë, 31 Korrik 2010
Ajet Shosholli : “Kuqezinjtë” kërkojnë mbijetesën, por s’e harrojnë kupën
nga AlbaniaSoccer    E premte, 12 Mars 2010 15:32    pdf Shtyp Email

ajet_shosholli Trajneri i Vëllaznimit të Gjakovës, Ajet Shosholli, ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për pjesën e dytë të garave që do të nisin në këtë fundjavë.

“Kuqezinjtë” e Gjakovës sezonin vjeshtor e përmbyllën në pjesën e rrezikshme dhe se, gjendën në mesin e ekipeve të rrezikuara për ta humbur statusin e anëtarit të elitës së futbollit tonë. Sipas strategut Shosholli, skuadra e tij është mobilizuar mjaft mirë, madje në sezonin pranveror do t’u kthehet rezultateve pozitive.

“Kemi punuar mjaft shumë gjatë përgatitjeve. Futbollistët janë angazhuar në çdo stërvitje. Jemi të gatshëm në çdo aspekt për sezonin e ri të garave”, ka thënë Shosholli.

“Skuadrës i mungojnë takimet kontrolluese, por besoj se jemi të mobilizuar mjaft mirë për sfidat që na presin. Pozita jonë në renditjen tabelore nuk është e mirë, mirëpo me angazhimin e të gjithëve, mund të dalim nga kjo pozitë e palakmueshme”, ka treguar Shoshollit.

Sipas tij, të përzgjedhurit e tij objektiv primar kanë mbijetesën në Superligë. Ai beson se skuadra e tij ka fuqi t’i arrijë synimet e klubit.

“Natyrisht se primare për ne do të jetë mbijetesa. Jam i bindur se me skuadrën që kemi ne do t’i arrijmë synimet e klubit, sepse kemi ekip që mund t’i arrijmë rezultatet që i dëshirojmë”, ka thënë Shosholli, i cili ka shtuar se fitorja ndaj Drenicës ka rritur motivin edhe në garën për Kupën e Republikës së Kosovës.

“Primare për ne mbetet ekzistenca në elitën e futbollit tonë. Por, pasi eliminuam Drenicën nga garat e Kupës, motivi për këtë garë është rritur edhe më shumë. Nëse do të na jepet rasti, do të dëshironim të jemi në finalen e Kupës së Kosovës”, ka përfunduar Shosholli. Gjakovarët sezonin vjeshtor e përfunduan në vendin e 11 me 14 pikë të tubuara, aq sa ka edhe skuadra e fundit në renditjen tabelore, Kosova e Vushtrrisë.

Fatmir Bytyci

Comments (1)

Subscribe to this comment's feed
vellaznim
0
i fort je o z shosholli respekt per ty,te deshirojm shum suksese si per mbijetes ashtu edhe per kupe.a lige kini me met gjithqyshesmilies/kiss.gif
tani , mars 12, 2010 | url

Write comment

smaller | bigger

busy