HOT NEWS
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Pogradeci 3-0 » Skënderbeu mundi ne ndeshjen e prapambetur te javë...
Kategoria Superiore/ Java XIV fillon me sfiden Teu... » Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare te Futb...
Vllaznia/ Vujadinovic rinovon per nje tjeter vit n... » Miroslav Vujadinovic portieri malazez qe mbron por...
Ekskluzive / Florent Aziri : Tirana do te me ofroj... » Skuadra e Tiranës ka bërë nje “goditje” në momente...
Levizjet/ Tirana perforcohet me kosovarin Florent ... » Tirana ka bere nje goditje mjaft te mire ne fundin...
Vllaznia/ Ervis Kraja rivishet kuqeblu » Mbrojtesi Ervis Kraja eshte rikthyer te Vllaznia. ...
Skenderbeu/ Amarildo Dimo i bashkohet kampioneve » Ish kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo do te luaje...
Miqesore / Besa-Dinamo 0-2 » Sot eshte luajtur ne Kavaje takimi miqesor midis D...
Zyrtare/ Vilfor Hysa rikthehet ne Lac » Vilfor Hysa ka nisur stervitjen me skuadren e Laci...
Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu – Flamurtari zhvendo... » Sezoni futbollistik per vitin 2012 do te nise me n...
E enjte, 09 Shkurt 2012
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Suad Saliagiq : Kercenon Prishtinen
nga AlbaniaSoccer    E shtunë, 14 Nentor 2009 09:58    pdf Shtyp Email

suad_saliagic Sulmuesi i FC Prishtinës, Suad Saliagiq nuk ka dashur të humbë kohë për ta paralajmëruar skuadrën e Prishtinës se nuk është i kënaqur me statusin që ka në klub. Ai ka kërkuar që të jetë titullar, ose përndryshe do të mendoj largimin që në afatin kalimtar të janarit. Paralajmërimi i sulmuesit shtatlartë ka ardhur vetëm një ditë pasi ka përfunduar stinori vjeshtor. “Nuk jam i kënaqur me formën time në ketë sezon, por as me statusin tim në klub. Sinqerisht të them nuk dua të jam sulmuesi i tretë në skuadër. Që dy vjet kam treguar formë të mirë dhe dua vendin e titullarit ose përndryshe do të mendoj të largohem që në janar”, ka thënë Suad Saliagiq, i cili ka kontratë edhe një vjet e gjysme me skuadrën kampione.

Ish-sulmuesit i Istogut i ka humbur shkëlqimi me ardhjen e sulmuesit Astrit Fazliu dhe me rikthimin në skuadër të sulmuesit Ertan Hasan. Mirëpo dëshira e numrit shtatë në skuadrën “bardhëkaltër” është që të mbetet pjesë e kësaj skuadre edhe në ta ardhmen.

“Largimi nga Prishtina me kënaq vetëm nëse do të shkoj jashtë. Në Kosovë s’ka skuadër me të mirë dhe s’kam arsye të mendoj për ndonjë skuadër tjetër”, ka shtuar Saliagiq, duke lënë të kuptohet se pritet të provohet në një skuadër jashtë Superligës së Kosovës.

Anëtari i përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Suad Saliagiq ka shprehur mendimin se lufta për titullin e kampionit ende nuk ka përfunduar. Madje ai është optimist se titulli mund të mbetet përsëri në kryeqytet.

“Nuk është dallimi i madh në mes skuadrave si nga pikët ashtu edhe nga cilësia. Edhe ne jemi në garë për titull të kampionit. Ajo çka na duhet është të përgatitemi me shumë fizikisht”, ka thënë ai.

Skuadra e Prishtinës në takimin e fundit të stinorit vjeshtor ka luajtur baras me rivalet e Flamurtarit. Ndërsa pas përfundimit të stinorit vjeshtor renditet në pozitën e shtatë më 22 pikë të tubuara.

Veton Zymberi

 

Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy