HOT NEWS
Vllaznia/ Vujadinovic rinovon per nje tjeter vit n... » Miroslav Vujadinovic portieri malazez qe mbron por...
Ekskluzive / Florent Aziri : Tirana do te me ofroj... » Skuadra e Tiranës ka bërë nje “goditje” në momente...
Levizjet/ Tirana perforcohet me kosovarin Florent ... » Tirana ka bere nje goditje mjaft te mire ne fundin...
Vllaznia/ Ervis Kraja rivishet kuqeblu » Mbrojtesi Ervis Kraja eshte rikthyer te Vllaznia. ...
Skenderbeu/ Amarildo Dimo i bashkohet kampioneve » Ish kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo do te luaje...
Miqesore / Besa-Dinamo 0-2 » Sot eshte luajtur ne Kavaje takimi miqesor midis D...
Zyrtare/ Vilfor Hysa rikthehet ne Lac » Vilfor Hysa ka nisur stervitjen me skuadren e Laci...
Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu – Flamurtari zhvendo... » Sezoni futbollistik per vitin 2012 do te nise me n...
Levizjet/ Vllaznia nuk heq dore nga Amarildo Dimo » Vllaznia nuk ka ndermend te heqe dore nga kapiteni...
Tirana/ Iken malazezi Kascelan brenda 24 oreve » Mesfushori me tipare sulmuese Nenad Kascelan eshte...
E diel, 05 Shkurt 2012
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ymer Xhaferi: E bëmë Trepçën kampione
nga AlbaniaSoccer    E martë, 17 Nentor 2009 11:55    pdf Shtyp Email

ymer_xhaferi Mesfushori i KEK-ut, Ymer Xhafer, ka thënë se është i kënaqur me të arriturat e skuadrës së tij në sezonin vjeshtor. “Elektricistët” pjesën e parë të garave e përmbyllen në pozitën e katërt të renditjes tabelore me 26 pikë të tubuara, gjashtë pikë më pak se kampionia vjeshtore, Trepça. Skuadra e drejtuar nga strategu i njohur, Bylbyl Sokoli, në xhiron e fundit të këtij sezoni mundi në udhëtim Hysin 4-3, duke ia pamundësuar titullin skuadrës së Hysit.

Sipas Xhaferit, fitorja e skuadrës së tij ndaj Hysit i ka ndihmuar Trepçës të shpallet kampione, pasi humbja e Hysit në këtë duel u dha mundësinë mitrovicasve të jenë në kreun e tabelës.

“Me fitoren që arritëm ndaj Hysit, ne i dhamë mundësinë Trepçës të bëhet kampione vjeshtore. Në të kundërtën, nëse do të pësonim, Hysi zyrtarisht do të ishte kampion”, ka thënë sulmuesi i KEK-ut, Ymer Xhaferi.

“Pikërisht ndaj Hysit kemi bërë lojën më të mirë në sezonin vjeshtor. Realisht në Merdare treguam forcën tonë të vërtetë”.

Sipas sulmuesit mitrovicas që militon në radhët e KEK-ut, Ymer Xhaferit, skuadra e tij ka mundur t’i ketë tri ose katër pikë më shumë. Por, ai thotë se, edhe me pozitën në të cilën ndodhet KEK-u, është i kënaqur.

“Ne kemi skuadër të mirë. Në ekipin tonë ka lojtarë kualitativë. Ne kemi mundur të arrijmë edhe tri ose katër pikë më shumë, megjithatë jam i kënaqur edhe me pozitën në të cilën jemi tash”, ka theksuar Xhaferi.

 

KEK-u në garën për titull të kampiones

 

Sipas Xhaferit, KEK-u pas trepikëshit të fituar në Merdare ka hyrë në vallen për titull të kampiones. Ai pohon se edhe në sezonin pranveror skuadra e tij do ta vazhdojë serinë e rezultateve pozitive.

“Fitorja ndaj Hysit ka futur në mesin e skuadrave që garojnë për titull të kampiones. Jam i bindur se kemi potencial ta arrijmë kreun e tabelës. Besoj se edhe në pjesën e dytë të garave do të vazhdojmë me rezultatet pozitive”, ka përfunduar Xhaferi.

Fatmir Bytyci

Comments (2)

Subscribe to this comment's feed
HAHAHAHAHHA
0
HAJDE HYSI ZEMRA JONEsmilies/cheesy.gif O JU LOJTARET EDHE SHIKUESIT E KEK-UT VELLAZNIMI JU MUJTI 2:0 MUS TJU VJEN INATI NDERSA HYSI FITOI 2:1 JASHTE VENDIT HAHAHAHHAHAHA hajde hysi zemra jone kampion je pergjithmone
Mergim1 , nëntor 18, 2009 | url
...
0
KAMPIOOOONN KENA ME KANE SIVJETTT KENI ME PA EDHE VETTT HYSIIIIIsmilies/tongue.gifsmilies/tongue.gifsmilies/tongue.gifsmilies/tongue.gifsmilies/grin.gifsmilies/grin.gifsmilies/grin.gifsmilies/grin.gifsmilies/grin.gifsmilies/cheesy.gifsmilies/cheesy.gif
Mergim1 , nëntor 18, 2009 | url

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy