HOT NEWS
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Pogradeci 3-0 » Skënderbeu mundi ne ndeshjen e prapambetur te javë...
Kategoria Superiore/ Java XIV fillon me sfiden Teu... » Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare te Futb...
Vllaznia/ Vujadinovic rinovon per nje tjeter vit n... » Miroslav Vujadinovic portieri malazez qe mbron por...
Ekskluzive / Florent Aziri : Tirana do te me ofroj... » Skuadra e Tiranës ka bërë nje “goditje” në momente...
Levizjet/ Tirana perforcohet me kosovarin Florent ... » Tirana ka bere nje goditje mjaft te mire ne fundin...
Vllaznia/ Ervis Kraja rivishet kuqeblu » Mbrojtesi Ervis Kraja eshte rikthyer te Vllaznia. ...
Skenderbeu/ Amarildo Dimo i bashkohet kampioneve » Ish kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo do te luaje...
Miqesore / Besa-Dinamo 0-2 » Sot eshte luajtur ne Kavaje takimi miqesor midis D...
Zyrtare/ Vilfor Hysa rikthehet ne Lac » Vilfor Hysa ka nisur stervitjen me skuadren e Laci...
Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu – Flamurtari zhvendo... » Sezoni futbollistik per vitin 2012 do te nise me n...
E enjte, 09 Shkurt 2012
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Zeka paralajmëron Elshanin: Na duhen përforcime
nga AlbaniaSoccer    E martë, 17 Nentor 2009 12:01    pdf Shtyp Email

zeka Kapiteni i KF Besa, Haxhi Zeka, të hënën e ka paralajmëruar kryetarin e klubit, Agim Elshanin, se skuadrës së Besës i duhen përforcime për stinorin pranveror. Zeka si duket nuk është i kënaqur me pozitën e gjashtë, prandaj nuk ka humbur kohë që të kërkojë përforcime.

“Nuk jam shumë i kënaqur me pozitën e gjashtë. Ne nuk kishim aq shumë fat si në ndeshjen me Drenicën, por këtë e ka futbolli. Na duhen tri përforcime për stinorin pranveror. Kryetari ka kohë dhe duhet të mendoj seriozisht për këtë gjë”, ka thënë Haxhi Zeka. “Ikona” e skuadrës pejane ka shprehur besimin se skuadra e tij do të ketë rezultate me të mira në pranverë, kurse diferenca e pikëve nuk e frikëson aspak numrin dhjetë të Besës.

“Në pranverë besoj se do të jemi më të fortë dhe do të kemi rezultate më pozitive. Diferenca në mes nesh dhe skuadrës lidere nuk është e madhe. Kjo na lejon që të jemi në garë për titull të kampionit”, ka shtuar “asi” pejan.

Takimin e radhës skuadra e drejtuar nga Genc Hoxha do ta ketë me skuadrën e Ferizajt të mërkurën në stadiumin “Shahinhaxhiislami” në kuadër të Kupës së Republikës së Kosovës në Futboll. Sulmuesi Haxhi Zeka ka thënë se të gjitha rezultatet e tjera, përveç fitores, janë të papranueshme për skuadrën e tij.

“Jemi të kompletuar dhe shumë të motivuar për këtë takim, kështu që për ne të gjitha rezultatet e tjera janë të papranueshme përveç fitores”, ka thënë Zeka. Skuadra e Besës pas stinorit vjeshtor renditet në pozitën e gjashtë me 25 pikë, po aq sa ka edhe Liria që zë pozitën e pestë në renditjen tabelore.

Veton Zymberi

Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy