Raiffeisen Superliga / Kek-u - Trepça '89 1-1
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 24 Nentor 2011 21:16   Shtyp
TrepcaTakimi i fundit i Stinorit Vjeshtor midis KEK-ut dhe Trepçës '89 ka përfunduar në barazim 1-1 duke e lënë skuadrën nga Kastrioti në vend të fundit. Loja filloi e shpejte per te dyja skuadrat, por ishin vendasit qe shenuan shpejt, me ane te Malajt i cili u ndihmua edhe nga gabimi i portierit Manxholli qe e grushtoi topin fillimisht, por nuk mundi ta ndalonte plotesisht stopimin e tij ne rrjete.

Pas ketij goli, miqte u munduan te rrisin presionin karshi portes kundershtare, por pa sukses. Pjesa e pare perfundoi me avantazhin e skuadres vendase. Me fillimin e gjysem lojes se dyte, jane miqte qe u munduan te ushtrojne presion dhe ashtu sic ndodhi ne pjesen e pra, kete pjese loje jane miqte qe shenojne me ane te Florent Sejdiut duke shfrytezuar daljen e gabuar te portierit Avdyli.

Ne vazhdim, nderprerjet dhe demtimet e ngadalsuan shume nivelin e lojes. Disa minuta perpara perfundimit, Trepca '89 shenoi edhe nje gol qe u anullua nga gjyqtari kryesor.

Me kete takim perfundoi stinori Vjeshtor qe nxorri si kampion skuadren e Prishtines

Vendosni baste me www.Betsonic.com per shanset me te mira per te fituar


Thane pas ndeshjes:

Rafaet Prekazi - Trajner Trepça '89
"Ishte nje loje korrekte dhe mikpritje e kenaqshme. ne kishim ardhur per te marre piket e plota, por nuk i shfrytezuam rastet e krijuara. vendasit realizuan me nje raste dhe ishin ne gjendje te arrinin te merrnin nje barazim, me te cilin edhe une jam dakort".

Mentor Miftari - Trajner KEK-u
"Duke pare rrjedhshmerine e lojes si dhe mungesat qe kishim, jam i kenaqur me rezultatin dhe lojen qe zhvilluan lojtaret"

Kliko - Skeda e ndeshjes
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide