Kosova/ Vëllaznimi mposht Lirinë, merr kryesimin e Raiffeisen Superligës
nga AlbaniaSoccer   E diel, 08 Prill 2012 08:33   Shtyp

raiffasen_superliga_KosovesSkuadra e Vëllaznimit ka shënuar fitoren e katërt në stinorin pranveror. Gjakovarët, dje, para tifozëve të vet kanë mposhtur Lirinë, në ndeshjen e parë të javës së XXIII, me rezultatin 2-1.

Kjo fitore i ka mundësuar kuqezinjve që të ngjiten në vendin e parë në renditje dhe do të qëndrojnë aty te pakten deri ne perfundim te ndeshjes Prishtina-Drenica e cila zhvillohet sot. Nese Prishtina e kalon me sukses rimerr vendin e pare nese jo Vellznimi qendron ne krye te  Raiffeisen Superligës.

Vëllaznimi kaloi në epërsi në minutën e 9-të, me golin e Atdhe Gashit. Në pjesën e parë vendasit patën edhe tri-katër raste të mira shënimi, por nuk arritën t’i finalizojnë siç duhet.

Ndërkohë, në pjesën e dytë prizrenasit u treguan më të mirë dhe në minutën e 61-të barazuan shifrat me golin e realizuar nga Alsid Tafili. Megjithatë, golin e fitores për gjakovarët e shënoi Atdhe Gashi, në minutën e 85-të nga penalltia, pasi më herët i sapo futuri në lojë Arlind Basha u rrëzua brenda zonës dhe gjyqtari Idriz Kelmendi akordoi penallti.

Ndeshjet e tjera të javës së XXIII zhvillohen të dielën.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide