Raiffeisen Superliga/ Prishtina barazon dhe humbet vendin e pare
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 09 Prill 2012 01:00   Shtyp

Prishtina-liriaSot janë zhvilluar pesë ndeshje të javës së 23-të në Raiffeisen Superligë. Prishtina nuk arriti të rikthehet në pozitën e liderit, të cilën një ditë më parë e rrëmbeu Vëllaznimi, ngase nuk arriti të arkëtojë më shumë se një pikë në duel me Drenicën. Sfida e zhvilluar në kryeqytet u mbyll me rezultat 1:1.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Drenicës, me golin e shënuar nga Rrahmani, në minutën e 27-të, derisa golin e barazimit për Prishtinën e realizoi Zejnullahu, në minutën e 69-të. Ndërkohë, skuadrat tjera të kreut të renditjes shënuan fitore.

Trepça’89 e mposhti rivalen lokale, Trepçën, me shifrat 3:0, me golat e shënuar nga Kastriot Rexha 1’ e 24’ dhe Emin Baliqi 64’. Hysi gjunjëzoi KEK-un, 4:0, deria fitore të rëndësishme që i mban në garë për titull realizuan edhe Drita e Besa.

Raiffeisen SUPERLIGA  java e XXIII:

Vëllaznimi – Liria                  2:1
Prishtina – Drenica              1:1
Trepça '89-Trepça                3:0            
Drita – Lepenci                      1:0
Hysi- KEK-u            4:0
Besa – Gjilani         2:0

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide