Raiffeisen Superliga/ Trepça dhe Lepenci fituan nga një pikë si mysafirë
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 05 Maj 2012 19:49   Shtyp

raiffasen_superliga_KosovesSkuadra e Trepçës ka arkëtuar një pikë shumë të vlefshme në garën për mbijetesë në sfidën kundër Drenicës, në Skenderaj, në kuadër të javës së 27-të në Raiffeisen Superligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu”është mbyllur me shifrat e fillimit, 0:0. Rastin më të mirë për të shënuar e kishte F. Bajraktari i vendasve në fillim të pjesës së dytë, kur goditi shtyllën. Me këtë pikë mitrovicasit deri diku e kanë kompensuar humbjen e përjetuar para tifozëve të vet në fundjavën e kaluar kundër Lirisë. Golat munguan edhe në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Prizren, ndërmjet Lirisë dhe Lepencit. Ndërkohë, ndeshjet tjera të javës së 27-të zhvillohen të dielën, në të cilat ballafaqohen: Trepça’89-Besa, Drita-Hysi, Prishtina-KEK-u dhe Vëllaznimi-Gjilani.

Raiffeisen Superliga
:

Drenica-Trepça 0-0
Liria-Lepenci 0-0

Liga e Parë
:

Fushë Kosova-2 Korriku 1-1  
Ulpiana-Istogu 1-0
Rahovec-Kosova (V) 1-3
Feronikeli-Ramiz Sadiku 5-0
Flamurtari-Deçani 0-0
Llapi-Ferizaj 1-0, u ndërpre në minutën e 78-të, pas pranimit të golit është sulmuar gjyqtari i ndeshjes.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide