Trepca ’89/ Rafet Prekazi shkarkohet dhe pse ka fituar Superkupen dhe ndeshjen e pare
nga AlbaniaSoccer   E premte, 24 Gusht 2012 07:40   Shtyp

TrepcaVetëm pas një ndeshje të zhvilluar në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës, Trepça ‘89 shkarkon nga detyra e trajnerit, Rafet Prekazin.

Ky veprim është i çuditshëm, pasi nën urdhrat e Prekazit kjo skuadër fitoi Superkupën ndaj Prishtinës dhe më e nisi kampionatin me fitore, ndaj Besës.

Largimin e Prekazit e ka kanë konfirmuar edhe drejtuesit e klubit ‘minatori’. Në ditët në vazhdim pritet të emërohet trajneri i ri, i cili do t’i prijë kësaj skuadre.


Duket se kryesja me shkarkimin tij nuk ka të bëjë me asketin sportiv, pasi skuadra kishte ecuri të mirë.


Prekazi ishte në krye të Trepçës ‘89 edhe në edicionin e kaluar, ndërkaq për shkak të një sulmi kardiak ishte larguar nga detyra e tij për tu rikthyer gjatë verës, por që befasisht u largua shume shpejtë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide