Ne fokus/ K.F “Kamenica” thyen gjitha rekordet
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 25 Tetor 2012 12:14   Shtyp

ball_goalSkuadra e ligës së dytë të futbolli kosovar, K.F “Kamenica”, ka arritur një sukses mahnitës duke thyer dy rekorde interesante në futbollin e Kosovës.

Klubi futbollistik K.F “Kamienica” ka bilanc të 100%, duke arritur fitore në 7 ndeshje nga po aq të zhvilluara.

3,57 është golaverazhi për ndeshje, pasi që në shtatë duele lojtarët e kësaj skuadre kanë shënuar 25 gola dhe kanë pranuar vetëm 5.


Pos kësaj, ky ekip ka thyer edhe një rekord, duke luajtur 7 ndeshje pa u ndëshkuar me as edhe një karton të vetëm.


Trajneri vullnetar i kësaj skuadre, Agim Dërmaku ka thënë se ky sukses vije si shpërblim për punën dhe disiplinën e lojtarëve në ekip.


Pjesë e shtabit teknik të “Kamenicës” janë të gjithë ish-futbollistët e këtij klubi.


Faton Krasniqi, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport ka thënë për KosovaTimes.net se sektori që ai udhëheqë do të vazhdojë të mbështesë këtë klub si dhe gjitha klubet tjera sportive në Kamenicë.


Ai ka thënë se nëse ekipi i Kamenicës arrin të hyjë në ligën e parë të futbollit të Kosovës, Komuna e Kamenicës do të rrisë edhe më shumë mbështetjen.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide