Raiffeisen Superliga/ Besa dhe Hajvalia fituan si vendase
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 27 Tetor 2012 16:08   Shtyp

raiffasen_superliga_KosovesFutbollistët e Besës e kanë nisur me këmbë të mbarë fazën e dytë të garave në Raiffeisen Superligë, teksa sot në stadiumin “Shahin Haxhiislami” e kanë mposhtur lideren e renditjes, Trepçën’89, me rezultat 1:0,  në kuadër të javës së 12-të .

Për pejanët kjo ishte fitorja e dytë në këtë kampionat, përkatësisht e para pas javës së pestë. Golin e vetëm në këtë sfidë e ka shënuar mbrojtësi Qorraj  nga 7-8 metra pas një harkimi të Papuçit. Me të njëjtin rezultat fitores para tifozëve të vet iu gëzua edhe Hajvalia, duke e mposhtur Drenicën. Golin e tri pikëve të reja për Hajvalinë e realizoi Fillim Guraziu, në minutën e 43-të. Me këtë fitore Hajvalia është ngjitur në pozitën e katërt, me 18 pikë. Katër ndeshjet e tjera të javës së12-të zhvillohen të dielën.

Rezultatet e ditës së shtunë/ Raiffeisen Superliga
Besa-Trepça’89 1:0

Hajvalia-Drenica 1:0

Liga e Parë
Llapi-Dukagjini  2:0
Fushë Kosova – Mushtishti  3:1
Ramiz Sadiku - KEK-u  2:1

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide