Kupa e Kosoves/ Pa fitues në sfidat e para gjysmëfinale
nga AlbaniaSoccer   E premte, 04 Maj 2012 16:29   Shtyp

kupa_kosovesNdeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll nuk kanë dhënë fitues. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta”, në Mitrovicë ndërmjet Trepçës’89 dhe Hysit ka përfunduar me rezultat 1:1.

Shifrat i zhbllokoi Berat Hyseni, me golin e shënuar nga penalltia, në minutën e 67-të, pasi më parë u pengua në zonë nga mbrojtësi i Hysit, Jashanica. Megjithatë, rezultati u barazua në minutën e 90-të, kur Drilon Berisha me gjuajtje me kokë e çoi topin në rrjetën e Manxhollit.

Me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe ndeshja në kryeqytet, ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt. Edhe pse prishtinasit llogariteshin favorit, ata nuk arritën t’i gëzohen fitores. Të parët në epërsi kaluan ferizajasit, në minutën e 36-të, me golin e shënuar nga Elbasan Thaçi, i cili shënoi nga afërsia pas harkimit të Idrizit në zonë dhe topit të devijuar nga Shabani. Prishtinasit barazuan dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur Astrit Fazliu shënoi pas një harkimi të Zejnullahut në zonë. Ndeshjet e kthimit, kur edhe do të vendosen skuadrat finaliste, do të zhvillohen më 23 maj në Merdar, përkatësisht në Ferizaj.

Rezultatet
:

Trepça'89 - Hysi    1:1
Prishtina - Ferizaj  1:1

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide