Miqesore/ Futbolli bashkon vellezerit!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 16 Shkurt 2010 02:17   Shtyp

kosove_shqiperi_tifoza_thumbOrganizatorët e ndeshjes rivale në mes përfaqësues së Kosovës dhe përzgjedhjes elitar të Shqipërisë, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Kompania “Albania Group”, të hënën në takim me medie janë të shprehur se gjithçka është gati për spektaklin sportive që do të zhvillohet të mërkurën për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës.   

“Bashkë më ‘Albania Group’, dhe më ndihmën e Departamentit të Sportit të Kosovës, do të organizojmë ndeshjen revyale në mes përfaqësues së Kosovës dhe përzgjedhjes elitare të Shqipërisë, takim ky që do të zhvillohet të mërkurën në Prishtinë, për ndër të ditës së pavarësisë së Kosovës”. Kështu ka thënë të hënën në takim me medie i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri.

Sipas tij, ka ardhur koha që adhuruesit e futbollit tonë të shohin një ndeshje të tillë.

“Në ekspeditën e Shqipërisë, do të jetë kreu i Federatës Shqiptar të Futbollit (FSHF), por do të jenë edhe ministri i mjedisit Fatmir Mediu si dhe zyrtar të lart nga ministria e sportit. Ditën e mërkurë do të jetë një rast i mirë për tifozët tonë për të ndjekur një ngjarje të tillë, e cila ka një kohë që i ka munguar futbollit tonë”, ka theksuar Vokrri.

Miftari fton qytetarët që të jenë sa më shumë në stadium 

Ndërkaq drejtori i kompanisë “Albania Group”, Visar Miftari ka thënë se tashmë të gjitha përgatitjet për këtë eveniment të madh sportive janë kryer më kohë dhe sipas tij, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla që të përfundojnë.

“Të gjitha përgatitjet për ndeshje e cila përveç që do të ketë anën festive më rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës, ka edhe anë humanitar, për faktin se të gjitha mjetet materiale të tubuara nga kjo ndeshje do të shkojnë në adresë të të prekurve nga përmbysjet në Shkodër. Tashmë rreth 20.000 mijë bileta kanë dal në treg dhe kërkojë nga qytetarët që të jenë në numër sa më të madh në këtë ngjarje të madh sportive”, ka thënë Miftari. 

Bunjaku zbardh listën 

Ndërkohë përzgjedhësi i përfaqësuese se Kosovës, Albert Bunjaku, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj elitës së Shqipërisë. Bunjaku ka thënë se ndeshja e të mërkurës është tasti i mirë për futbollistët e ftuar.

“Ndeshja ndaj elitës së Shqipërisë, është rast i mirë për futbollistët e ftuar. Besoj se do të jetë një atmosfere e mirë sportive. Pavarësisht se është ndeshje revyal, megjithatë nga futbollistët pres që të japin maksimumin. Ky është tasti i parë dhe se, viti 2010 do të jetë vit testeve, kurse viti 2011, do të jetë vit kontinuitetit”, ka thënë Bunjaku, i cili ka shtuar se “përzgjedhja e lojtarëve është bërë më ndihmën e bashkëpunëtorëve Genc Hoxhës dhe Muharrem Sahitit”.

“Kësaj radhë janë të ftuar këta lojtar, ndërsa në takimet tjera mund të ftohen futbollistët tjerë”, ka theksuar Bunjaku, i cili ka pohuar se stërvitja e parë e përfaqësues së Kosovës, do të mbahet të martën. 

Valmir Bytyçi (Besa), Kushtrim Mushica (Vëllaznim), Driton Krasniqi (Shkumbin), Yll Hoxha (Hysi), Liridon Leci (Vllaznia), Roland Duraku (Liria), Robert Gjeraj (Vëllaznim), Liridon Kuka (Gramosi), Fisnik Papuqi (Hysi), Virtyt Hashani (KEK), Anel Raskaj (Halmstad), Behar Maliqi (Prishtinë), Dukagjin Gashi (Drenica), Gjergj Bushaj (Istra Kroaci), Faton Zejnullahu (Prishtinë), Shpëtim Hasani (IFK Norkoping), Arsim Gashi (Mariehamn), Enis Zaberxha (Hysi), Florent Sejdiu (Trepça), Dritero Dabiqaj (2 Korriku) dhe Lindrit Misini (Trepça ’89).  

Kuzhe shpalli emëroren kundër Kosovës 

Selektori i përfaqësues së Shqipërisë në Futboll, ka bërë publike listën e lojtarëve që do të udhëtojnë të mërkurën për në Kosovë, ku do të zhvilloj takimin revyal ndaj përfaqësues së Kosovës, për ndër të ditës së pavarësisë së Kosovës. Ja lista e Shqipërisë: Shpëtim Mocka (Flamurtari), Ilion Lika (Kastrioti), Andi Lila (Tirana), Arjan Pisha (Dinamo), Franc Veliu (Flamurtari), Ditmar Bicaj (Tirana), Hamels Hoxha (Iraklis), Nertil Ferraj (Dinamo), Gentian Muça (Dinamo), Sabien Lilaj (Tirana), Jetmir Sefa (Tirana), Gjergji Muzaka (Tirana), Emilian Vila (Dinamo), Emiljno Veliaj (Laçi), Sokol Cikalleshi (Besa), Elis Bakaj (Dinamo), Bekim Bala (Vllaznia), Odise Roshi (Flamurtari). Trajnerë: Josip Kuzhe, zv. trajner Xhemail Mustedanagic.


Fatmir Bytyçi
komente