Përfaqësuesja / Rashkaj: Terreni i vështirë nuk na lejoi të shfaqim cilësi
nga Yll Begu   E hënë, 28 Mars 2011 12:33   Shtyp

anelrashkajKapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, ka qenë i zhgënjyer për faktin që nuk arritën t’i kënaqin me lojë dashamirët e futbollit kosovar në ndeshjen  miqësore kundër Renovës. “Ishte e vështirë për të treguar futboll cilësor në këtë terren të vështirë. Ne tentuam për të shfaqur lojë sa më cilësore për t’i kënaqur shikuesit, por këtë e pamundësoi terreni. Sidoqoftë, ky është realiteti i infrastrukturës sportive në Kosovë dhe nuk kemi çfarë të bëjmë, vetëm të shpresojmë në ditë më të mira. Loja ishte me duele të forta gjatë tërë kohës, derisa ato raste të cilat i krijuam na shkuan huq shkaku i terrenit”, deklaroi Rashkaj, i cili luan te skuadra suedeze, Halmstad.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide