Ne fokus/ Komiteti ekzekutiv i UEFA-s, anashkalon çështjen Kosova
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 28 Janar 2012 11:12   Shtyp

uefa_logo1_703796564Komiteti ekzekutiv i UEFA-s, anashkalon çështjen Kosova për lejimin e zhvillimit te ndeshjeve ndërkombëtare ne futboll. Pas mbledhjes se fundit dy ditore ne Nion te Zvicrës ne faqen zyrtare te UEFA-s është publikuar raporti për Fair Play-in financiar te klubeve, por ne asnjë rresht nuk është publikuar se institucioni evropian i futbollit te ketë diskutuar për kërkesën e federatës kosovare. Nga ana e tyre edhe drejtuesit e FFK deklarojnë se nuk kane asnjë formacion, por besojnë se rreth kërkesës së tyre, UEFA do t’i përcjellë një rekomandim FIFA-s, e cila më pas mund t’i përgjigjet zyrtarisht federatës kosovare, për të organizuar apo jo ndeshje të tilla ndërkombëtare. Ne fund te dhjetorit ishte vete FIFA qe i kishte deleguar UEFA-s kompetencat për te marre një vendim te tille.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide