Kosova/ Blater :Po bej të pamundurën që Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s të diskutojë për çështjen e Kosovës
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 17 Maj 2012 15:49   Shtyp

fifa_logo-newPresidenti i FIFA-s, Sep Blater, i ka dërguar një letër kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ku i ka premtuar se është duke bërë të pamundurën që Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s të diskutojë për çështjen e Kosovës.

Në Kongresin e FIFA-s, që mbahet në Budapest të Hungarisë, më 24 dhe 25 maj, pritet të futet në rend të ditës edhe kërkesa e FFK-së, që Kombëtares kosovare t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur të martën sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide