Takime të shumta të krerëve të FFK-së me futbollistët shqiptarë
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 13 Shtator 2012 18:40   Shtyp

fadil_vokrriDelegacioni i FFK-së ka vazhduar takimet me shumë personalitete nga futbolli evropian si dhe ka pasur takime me futbollistët shqiptarë anëtarë të Kombëtares zvicerane dhe shqiptare, të cilët i kanë drejtuar një letër drejtuesve të FIFA-s dhe UEFA-së që ta pranojnë futbollin e Kosovës në gjirin  e tyre. Krerët e FFK-së e kanë ndjekur ndeshjen Zvicër-Shqipëri dhe sot pritet kthimi i tyre në Kosovë. Kryetari Vokrri qëndrimin në Zvicër e ka vlerësuar si shumë me rëndësi dhe të frytshëm sidomos në prag të mbajtjes së mbledhjes së KE të FIFA-s.

Po ashtu kryetari i FFK-së Fadil Vokrri ka falënderuar lojtarët shqiptarë që kanë treguar gatishmëri që ta ndihmojnë futbollin e Kosovës, në të gjitha mënyrat. Z. Vokrri e k ndjekur ndeshjen në shoqëri me pronarin e Kompanisë “Malësia Reissen” z. Rrustem Aliaj, i cili kanë dhënë gjithmonë kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës vite me radhë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide