Kampionia Prishtina arrin fitoren e pare
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 31 Gusht 2009 05:43   Shtyp

prishtina_kosovav_1_0Fazliu “ringjall” kampionen  

Sulmuesi Astrit Fazliu ka shënuar golin e vetëm në takimin në mes Prishtinës dhe Kosovës nga Vushtrria, gol i cili sjell fitoren e parë skuadrës kampione. Skuadra “bardhekaltër” kishte iniciativën që nga minutat e parë, por është dashur të pres deri në minutën e (17) për ta arritur të goli i epërsisë. Nga këndi harkoj përforcimi i ri Vebi Alievski, dhe sulmuesi në top formë Astrit Fazliu shënon më kokë për 1:0. ndërsa skuadra nga Vushtrria arrin që të barazoj rezultatin në minutën e (25) të takimit, por gjyqtari anësor anuloj golin me arsye për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë mysafirët kishim më shumë nga loja, por Zuxhaku, Rama dhe Zaberxha nuk ishin të sakët në ratat e treguara. Ndërsa në anën tjetër Koxhani pasi përfitoj nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare goditi furishëm por vetëm në shtyllën pingule.   

Deklaruan pas ndeshjes  

Besnik Kollari, trajner i Prishtinës: “Ishte një ndeshje e fortë. Ne në pjesën e parë arritëm të krijojmë disa raste dhe të shfrytëzoj vetëm një nga to. Ndërsa në pjesën e dytë kishim dy raste të qind për qindta, por nuk arritëm të shënoj serish. Skuadra e Kosovës së Vushtrrisë u angazhua mjaftë dhe tregoj edhe një herë së është skuadër serioze”.

Arbënor Morina, trajner i Kosovës së Vushtrrisë: “Pjesa e parë i takoj Prishtinës, kurse në pjesën e dytë ne patëm më shumë raste por nuk arritëm të shënojmë. Ndërsa referimi në disa raste na dëmtoj, por besoj që ka njerëz në FFK që i përcjellin këto gjera dhe besoj që do të merren masa disiplinore”.

Stadiumi i qytetit në Prishtinë

Shikues mbi 2000

Gjyqtarë: H.Hajdari, A.Latifi, J.Musolli.

Kartonë të verdhë: Statovci, Dajaku, Ahmeti (Prish), Mexhuni, Izmaku, Vilanci, Istrafi (Kos).

Prishtina: Statovci, Idrizi, Krasniqi, Maliqi, Dajaku, Kuka, Llumnica, Kozhani, Alievski (Haliti), Saliagiq (Hasan), Fazliu (Ahmeti).

Kosova e Vushtrrisë: Sadiku, Sokoli (Uka), Zuqaku, Mehmeti, Mexhuni (Hasi), Rama, Cakaj, Izmaku, Zeneli, Zaberxha,Vilanci (Istrafi).


Veton Zymberi

komente