Bardhyl Kaçiu: Do të luajmë për fitore
nga AlbaniaSoccer   E diel, 06 Shtator 2009 12:10   Shtyp

bardhyl_kaciu_prishtinaSkuadra e Trepçës dhe ajo e Lirisë sot pasdite do të ndajnë mejdanin në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë të dielën në ora 16:00.

Mesfushori i skuadrës së Trepçës, Bardhyl Kaçiu, ka thënë se skuadra e tij është favorite absolute në ketë derbi të javës së pesë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. Sipas mesfushorit prishtinas humbja në javën e fundit kundër Vëllaznimit nuk do të ndikoj aspak në takimin kundër Lirisë.

“Kemi shumë respekt për skuadrën e Lirisë, por nga ky takim presim fitore. Ne luajmë para shikuesve tanë që është një pluse i madh për ne lojtarët për ketë derbi. Humbja e fundit kundër Vëllaznimit nuk do të ndikoj në ketë takim, pasi ka qenë një humbje e rastësishme”, ka thënë Bardhyl Kaçiu.

Veton Zymberi

komente