Raiffeisen Superliga/ Vëllaznimi shkëputi një pikë në Skenderaj
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 17 Shtator 2012 18:16   Shtyp

vellaznimiSkuadra e Vëllaznimit ka arkëtuar një pikë në ndeshjen e fundit të javës së pestë në Raiffeisen Superligë. Gjakovarët barazuan me Drenicën, me rezultat 1-1, në ndeshjen e zhvilluar, të hënën, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Të parët në epërsi kaluan vendasit, me golin e shënuar nga Berat Hyseni, në minutën e 4-të. Këtë epërsi ata e ruajtën deri në çastet e fundit të ndeshjes, kur Myrta arriti të shënojë golin e barazimit, duke ia mohuar fitoren skuadrës së Drenicës dhe njëherësh duke ia siguruar një pikë të rëndësishme skuadrës së tij. Pas këtij barazimi gjakovarët janë ngjitur për një shkallë në renditje dhe tash zënë vendin e katërt, me tetë pikë, derisa Drenica mbetet në pozitën e tetë, tash me 5 pikë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide