Champions League/ Partizani Beogradit – Shkendija 4-0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 13 Korrik 2011 22:14   Shtyp

shkendija-partizanShkendija e Tetoves eshte shpartalluar ne Beograd nga Partizani vendas. Kampionet e Maqedonise, por qe jane nje skuader e gjitha shqipetare nuk kane mundur te marrin nje rezultat pozitiv ne Serbi por jane ndeshkuar me kater gola qe kane shuar cdo shprese per kualifikim.

Ne pjesen e pare Shkendija ka luajtur mire dhe ka humbur nje penallti. Ky ishte rasti me i mire per skuadren kuqezi qe kishte mundesine e arte per te shenuar ne Beograd.

Partizani i mbeshtetur nga tifozet e zjarrte vendas nuk eshte dorezuar dhe me fillimin e pjeses se dyte ka shenuar kater here ne porten e Suad Zendelit. Ferhat Hasani, futbollisti me i mire i Shkendijes ka qene i izoluar nga mbrojtesit serb qe ne cdo moment e dublonin dhe markonin ate mjaft mire per te mos e lene ti afrohet portes.

Ne minuten e 47-te vjen goli i pare per Partizanin shenuar nga Vukich. Tetovaret e humbasin toruan dhe pesojne nje gol tjeter ne minuten e 58-te me Eduardon. Shkendija kupton qe do e kete te veshtire dhe mbremja ne stadiumin Maracana te Beogradit do te zgjase shume. Sali dhe Hasani provojne te ngacmojne por sja dalin me sukses. Mbrojtja e Shkendijes shperfytyrohet dhe e gjithe skuadra fillon te ndjeje lodhje fizike. Sceppovic shenon golin e trete ne minuten e 74-te ndersa ne te 76-ten Izair Emini shenon nje autogol ne porten e tij. Shkendija humb keshtu 4-0 dhe zhduk shpresat e shqiptareve qe enderronin nje triumf ndaj serbeve te Partizanit.

Ndeshja e kthimit luhet pas nje jave ne stadiumin e Shkupit.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide