Maqedonia/ Tifozet e Shkendijes denohen me gjobe
nga AlbaniaSoccer   E diel, 28 Tetor 2012 07:41   Shtyp

ballistetKlubi i Futbollit, Shkëndija u dënua me 600 euro, për shkak të hedhjes së sendeve në fushen e lojes nga ana e tifozët në përballjen me Vardarin në Tetovë. Ky është vendimi i Komisionit të Disiplinës pran Federatës së Futbollit Maqedonas, e cila dënoi ekipin tetovar për objektet e forta të hedhura nga tifozët në derbin me Vardarin.

Më parë, për sjellje të pahijshme të tifozëve, Vardari u dënua me 2.500 euro dhe dy ndeshje pa tifoze, ndërsa Pelisteri u dënua me 1.500 euro për sjelljen e tifozëve në Shkup, në sfidën me Vardarin.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide