Ne fokus/ Admir Memedi ndihmon klubin e tij të vendlindjes “KF Gostivari”
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 16 Janar 2013 17:35   Shtyp

admir_mehmedi_Ylli shqiptar i Dinamo Kievit, Admir Mehmedi së bashku me disa sponsorë të tjerë qytetit të Gostivarit ka vendosur të ndihmojë klubin e tij të vendlindjes, KF Gostivari, duke ua mbuluar harxhimet e përgatitjeve që do t’i zhvillojë skuadra shqiptare në Antalia të Turqisë.

“I tëre udhëtimi dhe qëndrimi e skuadrës në Antalia përkrahet nga Admir Mehmedi, pastaj Nagip Memedi, një biznesmen i njohur me vendbanim në Zvicër si dhe Remzi Abdullai, drejtor i Vardar Dolomit. Me këtë rast dëshiroj t’i falënderoj publikisht personat në fjalë”, deklaroi Vesel Memedi, kryetar i KF Gostivari.

Ekspedita e KF Gostivari për në Antalia do të niset me 4 shkurt me autobus të kompanisë transportuese nga Gostivari “Nasir Tours”, që është sponsor i udhëtimit.

“Kjo është një ndihmë e madhe për klubin për realizimin e ëndrrës së kamotshme të futbolldashësve në Gostivar”, theksoi Mehmedi, duke falënderuar publikisht përkrahësit e klubit.

Në Antali, skuadra do të zhvillojë  4 ndeshje kontrolluese me ekipe të njohura nga vende të ndryshme evropiane që poashtu gjenden në përgatitje në Antalia, ndërsa kundërshtarët do të bëhen të ditur në ditët në vijim.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide