Maqedonia/ Idriz Ibishi rikthehet ne krye të Shkëndijës
nga AlbaniaSoccer   E martë, 12 Shkurt 2013 17:18   Shtyp

shkendijaTentimet e njëpasnjëshme të Idriz Ibishit për ta rikthyer Shkëndijën në duart e tij më në fund kanë dhënë rezultatin e duhur.

Të hënën në mbrëmje Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë ka vendosur në favor të tij, dhe ai më në fund rikthehet në zyrat e klubit. Ibishi asnjëherë se kishte humbur shpresën, duke theksuar se e drejta ishte në anën e tij dhe gjithmonë ka qenë i bindur se do të triumfojë.

“Po, regjistri qendror ka vendosur në anën time. Do të kthehem tek Shkëndija, por për hollësi të tjera do t’ju njoftojë pak më vonë. Do të mundohem ta kthej Shkëndijën, aty ku e meriton të jetë, mirëpo do të më duhet kohë për ta drejtuar klubin në binarë të vërtetë. Kaq mund të them për momentin”, tha Idriz Ibishi.

Në kohën e tij, Shkëndija fitoi titullin e kampionit në kampionatin e Maqedonisë, mirëpo më vonë lindën mosmarrëveshje me tashmë ish-kryetarin Nuriman Shaqiri, se cili nga ata dy do të sundojnë me ekipin tetovar.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide