Kupa e Maqedonise/ Shkendija, Renova dhe Drita kalojne ne ¼
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 27 Shtator 2012 19:26   Shtyp

kupa_e_maqedonis___132304198Skuadra e Pelisterit, është skuadra e fundit e cila ka siguruar kualifikimin në mesin e tetë ekipeve më të mira në vend në kuadër të garave të Kupës. Manstirasit me rezultatin e përgjithshëm 6-1 e kanë eliminuar ekipin e Babi nga Shtipi. Ndeshja e zhvilluar sot në Shtip u mbyll me barazimin 1-1. Nga dita e djeshme kualifikim në ¼ e finales kishin siguruar të gjitha skuadrat favorite në mesin e të cilave Renova me rezultatin e përgjithshëm 1-0 e mundi 11 Oktomvrin nga Prilepi. Shkëndija dhe Metalurgu në terren mysafir arritën të sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër të garave, ndërsa Vardari pa probleme e mundi Euromilkun.


Rezultatet e 1/8 së finales

Bregallnica - Shkëndija 0-1
Drita -
Pobeda Junior             2-0
Sileksi
- Bashkimi                  3-0
Renova
– 11 Oktomvri          5-0
Euromilk - Vardari 1-2
Horizont T. - Metalurg 0-1
Teteksi
- Lokomotiva            7-0
Babi - Pelisteri 1-1

komente