Kupa Pavarësia/ Shkëndija e Tetovës fiton kupen Pavarësia
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 29 Nentor 2012 10:23   Shtyp

shkendijaKampioni aktual i Maqedonisë, Shkëndija nga Tetova, është fituese e ‘Kupës së Pavarësisë’ pasi në finale shënoi fitore ndaj FC Prishtinës pas kryerjes së penalltive.

Skuadrat finaliste nuk arritën të shënojnë gola gjatë 45 minutave lojë edhe pse skuadra kosovare ishte shumë më e mirë, mirëpo nuk arriti të shënoj asnjëherë në portën kundërshtare.

Rastin më të mirë për Prishtinën e lëshoi sulmuesi Florim Bërbatovci, i cili doli përballë me portierin maqedonas Nikov, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.


Nga penalltitë ishin futbollistët e Shkëndisë shumë më të sigurt apo më mirë të thuhet portieri Nikov, priti dy penallti të kaltër e bardhëve, dhe kështu Kupa shkoi në Tetovë.


Medaljet për skuadrat finaliste dhe Kupën e Pavarësisë i ndanë dy Kryetarët e Federatave të Futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, Armando Duka dhe Fadil Vokrri.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide