Partizani/ Nikolin Çoçlli : Objektiv, kthimi në elitën e futbollit
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 23 Gusht 2012 09:12   Shtyp

partizani_Stervitje_Partizani, ai i kontratave dhe pronarëve vazhdon të endet në burrokarcitë e firmave, ndërsa Partizani tjetër, ai futbollit vijon përgatitjetet në prag të sezonit të ri të Kategorisë së Parë. Të kuqtë e kryeqytetit kanë zgjedhur qytetin e Kavajës për të zhvilluar fazën përgatitore ku synojnë në marrin ngarkesën e fundit për të përballuar një tjetër kampionat në të cilin nuk janë mësuar. Dikur një legjendë e futbollit shqiptar, por vitet e fundit i zhytur në krizë, Partizani kërkon të kthehet shpejt në elitën e këtij sporti në vend.

"Partizani është një ekip që gjithë kohën ka pasur objektiv kryesor titullin. Objektivat më të larta që i zotëron çdo kategori si në superligë apo dhe në këtë kategori që jemi. Objektivi kryesor i gjithë stafit është dalja në Superligë"- thotë Nikolin Çoçlli trajner i Partizanit.


Objektivi madhor nuk do të jetë aspak i lehtë, megjithatë trajneri Çoçlli beson te kauliteti i lojtarëve që ka në dispozicion.


"Kushtet na janë krijuar, të gjitha mundësitë po na jepen dhe ne kemi punuar për të arritur një objektiv të tillë. Lojtarët janë të gjithë të ardhur. Nuk janë më ajo pjesa që kanë qenë deri dikut"- tha Çoçlli.

Sezonin e fundit Partizani luajti në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar, duke prekur nivelin më minimal në historinë e këtij klubi.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide