Kategoria e Pare/ Lushnja nuk di te ndalet, mund dhe Elbasanin
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Shtator 2012 18:13   Shtyp

kate-pareJava e IV e Kategorise se Pare ka vazhduar serish nen diktatin e Lushnjes e cila ka mundur ne fushen e saj verdheblut e Elbasanit me rezultatin e paster 2-0. Lushnjaret e kane zhbllokuar shume shpejt rezultatin qe ne minuten e  4’ me ane te Galices. Ne pjesen e  pare Canka nuk ka mundur te shenoje golin e dyte per ekipin e tij nga pika e bardhe e penalties. Gjuajtja e tij eshte pritur nga portieri Toci. Miqte nga Elbasani jane munduar disa here per te kundersulmuar dhe per te gjetur rrugen e rrjetes, por nuk ja kane dalur. Ne minuten e 50’ Canka shenon duke korigjuar gabimin e bere ne pjesen e pare. Pas kesaj fitoreje lagunaret ngjiten ne vendin e pare me pike te plota 12.

Partizani ka fituar nje ndeshje mjaft dramatike e cila ka dhuruar shume emocione per tifozet qe kane qene te pranishem ne stadiumin e Lacit. Formacioni i Çocllit ka vuajtur sërish, duke i ndëshkuar “in extremis” pukjanët. Goli (autogoli) i parë i këtij ballafaqimi mban autorësinë e Kllogjerit, në minutën e 25-të. Mbrojtësi i Tërbunit u ka ardhur në ndihmë kësisoji të kuqve për t’u rikthyer te fitorja pas dy humbjesh radhazi. Në fund të pjesës së parë është ndëshkuar me karton të kuq portieri i Partizanit, për një ndërhyrje të parregullt ndaj sulmuesit kundërshtar, që po marshonte drejt kuadratit të tij. Duke qenë lojtar i fundit, Malaj detyrohet ta braktisë fushën e t’i lërë të tijtë me një forcë më pak. Nga penalltia ekzekuton Agastra, por pret dy herë radhazi portieri i futur si zëvendësues te Partizani. Në pjesën e dytë kanë reaguar të besuarit e Dalipit, që i kanë barazuar shifrat me anë të Karajt, por kur u mendua se ndeshja po mbyllej në këto shifra të barabarta, fieraku i kuq, Shala, i lumturon të tijtë me golin që shënon. Ai u mendua se po i jepte definitivisht Partizanit një fitore të cmuar, që do rikthente sadopak qetësinë, pas dy javëve zhgënjim e “gjyqe”, me përjashtime e pezullime lojtarësh.  Por, në limitin e ndeshjes kanë realizuar pukajnët, me anë të Kullit, duke i shokuar të kuqtë, që kishin nisur të festonin para kohe suksesin, i cili gjithsesi nuk ka mbetur në tentativë. Lini, në sekondat e fundit të kohës shtesë do të shënonte për të kuqtë golin e triumfit përfundimtar, duke bërë që Partizani të marrë frymë thellë më në fund, pas përmbysjesh spektakolare në fundin e ndeshjes.

Ada ka arritur te mund Butrintin me rezultatin 2-1 duke marre nje tre pikesh me shume vlera kurse Dinamoja ka arritur te marre nje barazime 2-2 ne Kucove, por duhet theksuar qe kjo ndeshje ka pasur shume akrtone te verdhe e tre te kuq.

Kamza ka luajtur diten e Premte dhe ka fituar me rezultatin 1-0 me Burrelin.

Rezultatet e Kategorise se Pare / Java e IV

Lushnja-Elbasani 2-0 (Galica 4′, Canka 50′)
Ada-Butrinti 2-1 (Puka 45′, 71′ / Osmani 31′)
Partizani-Terbuni 3-2 (Kllogjeri 25′ (aut), Shala 86, Lini 90+3′ / Karaj 35′, Kulli 90′)
Himara-Iliria 1-1 (Skenderaj 35′ / Gjokeja 40′)
Naftetari-Dinamo 2-2 (Zylyftari 48′, S.Lila 61′ / Ferra 26′, Hasa 78′)
Beslidhja-Mamurrasi 1-1 (A.Dibra 28′ / Jushi 12′)
Gramshi-Pogradeci 0-1 (Cekici 34′)

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide