Kategoria e Pare/ Lushnja peson humbjen e pare, Partizani fiton ne trasferte
nga AlbaniaSoccer   E diel, 30 Shtator 2012 12:45   Shtyp

partizani_elbasaniLushnja pas kater javesh peson humbjen e pare ne javen e V te Kategorise se Pare. Ekipi i drejtuar nga Bano eshte mundur me rezultatin 2-0 nga Terbuni i Pukes. Meritë për këte fitore ka Agastra dhe Kulli qe kane shenuar nga nje gole secili duke bërë surprizën më të madhe te kesaj jave. Gjithashtu ky ka qene nje debutim ëndrrash për trajnerin Gjoni, i cili zuri vendin e të shkarkuarit Edmond Dalipi.

Partizani i Cocllit ka fituar ne trasfert nda Burrelit me rezultatin 2-1. Kjo ndeshje eshte luajtur ne fushen asnjeanese te Velipojes pasi stadiumi i Burrelit, “Liri Ballabani” po rikonstruktohet. Falë golave të Sulces dhe Shalës, Partizani ngjitet ne kuoten e 9-pikeve.

Verdhblut e Elbasanit vazhdojn te jene te pathyeshem ne fushen e tyre. Elbasani ka mundur 2-1 velipojaket e Ades. Dy golat jane shenuar nga te perhershmit Olatunji dhe Dalipi.

Fitore kane arritur dhe Butrinti, Dinamo dhe Iliria.

Rezultatet e Javes se V

Butrinti-Besëlidhja  1-0
Golat: Xhuvani 74′

Elbasani-Ada  2-1
Golat: Olatunji 45’, E.Dalipi 70′ / Erkocevic 53’

Tërbuni-Lushnja  2-0
Golat: Agastra 16’, Kulli 31’

Burreli-Partizani  1-2
Golat: Pjetrani 65′ / Sulce 42’, Shala 74′


Dinamo-Kamza  4-3
Djarmati 16’ (pen), 54′ (pen)’, Muca 56′, 79′ / Dosti 23’, Maho 34’, Selimaj 85′


Iliria-Naftëtari  2-1
Golat: Gjokeja 12’, Lama 72′ / Greca 90+2′

Pogradeci-Himara  3-1
Golat: Pengu 31’, Alo 86’ (aut), 90′ (aut)  / Skenderaj 60’

Mamurrasi-Gramshi  2-0
Golat: Ahmetaj 32′ (pen), Pustina 34′

Renditja e Kategorise se Pare

1 Lushnja        12
2 Iliria              11
3 Elbasani        9
4 Pogradeci     9
5 Partizani       9
6 Terbuni         8
7 Dinamo        8
8 Mamurras     8

9 Butrinti         7
10 Kamza        7
11 Beslidhja    5
12 Ada            4
13 Burreli        4
14 Gramshi      4
15 Naftetari     3
16 Himara       2

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide