Kategoria e Pare/ Dinamo fiton ne Elbasan, Apolonia barazon ne Gjirokaster
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 21 Dhjetor 2013 17:17   Shtyp

DinamoDinamo eshte futur ne gare per tu rikthyer ne Kategorine Superiore. Pas fitores surprize ne Elbasan, blute e kryeqytetit kane pare veten te afrohen shume me kreun. Nje pike me shume per ta ka qene edhe ndalesa e rradhes qe Apolonia ka bere ne Gjirokaster. Fieraket pak para fundit kane barazuar per te shmangur humbjen perballe Luftetarit, por humben trajnerin E.Demiraj per pjesen e mbetur te lojes pasi u ndeshkua me karton te kuq, per protesta ndaj gjyqtarit.

Pavaresisht humbjes ne fushen e saj ndaj Dinamos me rezultatin 1-0, skuadra e Elbasanit  eshte shpallur kampione e vjeshtes per kampioantin e kategorise se pare. Goli i Turtullit i shenuar ne minuten e 31-te mbeti ne fuqi deri ne perfundim te ndeshjes.   Per skuadren e Files kjo eshte humbja e pare ne fushen e vet  dhe e dyta  ne kete faze. Pavaresisht humbjes skuadra Elbasanase ka zhvilluar nje faze mjaft te mire duke udhehequr bindshem. Nderkohe dinamovitet me fitoren e arritur  i jane afruar ndjeshem vendit te dyte, qe mbahet nga Apolonia..

Me shume interes pritej dueli i vendeve te fundit mes Ades – Mamurrasit.. Sipas njoftimeve qe vijne nga Velipoja  mesojme se skuadra mike ka braktisur  ndeshjen ne minuten e 28-te dhe shkak eshte bere dhenia e 11-metershit, nga ana e gjyqatrit elbasanas, Remzi Sadiku qe sipas miqve ka qene i pa sakte. Nga pika e baedhe  nuk ka gabuar i zakonshmi  Mujesi i cili ka  kaluar velipojaket ne avantzh 1-0. Kaq ju eshte dashur drejtuesve miq, te urdherojne skuadren te braktisi fushen e lojes dhe te kthehen ne qytetin e tyre. Nje fitore me shume rendesi ka marre dhe skuadra e Terbunit te Pukes e cila e sheh vehten ne kater vendet e para ne renditje. Dy golshi i Cekes ne minutat 29-te  dhe 79-te e ben te pavlefshem golin e shenuar me pare nga  Sula ne te 32-ten per miqte. Ne kete ndeshje ra ne sy mungesa e sulmuesit dhe goleadorit Agastra. Shkodrani mungoi per shkak kartonash.  Ne lufte per te zene vendin e dyte eshte dhe skuadra beratase e cila fale dygoleshit te shkodranit Galica  i dha skuadres nje trepikesh shume te rendesishem.  Nderkohe dhe skuadra e Butrintit ka zhvilluar nje nga ndeshjet me te bukura te ketij kampionati. Ndonese ka patur nje kundershtar realtivisht te lehte, Velecikun, formacioni i Mustafa Hysit ka qene mjaft superirore, duke shenuar jo pak tre here, me ane te Papes, Dortit dhe Bazes, duke e beret e pavlefshem golin e Nikshiqit ne minuten e 88-te. Peqnisat  nuk e kane shfrytezuar faktorin fushe. Barazimi i arritur ndaj Pogradecit rival i largon disi nga vendi i dyte. Fillimisht jane miqte me te zakonshim Cekici, qe shenuanqe ne minuten e pare, duke kaluar skuadren mike ne avantazh, por pergjigja e vedasve ka qene e menjehershme. R. Dervishi e shendrron  ne goll  goditjen nga pika e bardhe. Peqinasit kane patur dhe nje mundesi mjaft te mire te kalojne ne avantazh ne minuten e 79-te , po R. Dervishi kete here nga pika e bardhe e penalltise nuk  ka mundur te gezoj sportdashsit  e tij duke mos shenuar.                                                         

Rezultatet e javes:

Elbasani – Dinamo 0-1

Shenues: Turtulli 31′

 Tomori – Albpetrol 2-0

Shenues: Galica 8’, 63′

 Shkumbini – Pogradeci 1-1

Shenues: Dervishi 11’ (11m) / Çekiçi 4’

 Terbuni – Kamza 1-0

Shenues: Ceka 29′,

 Luftetari – Apolonia 1-1

Shenues: Braho 79′ / Papa 85′

 Ada – Mamurrasi 1-0 (Ndeshja eshte braktisur)

Shenues: Mujeci 31′

 Burreli – Himara 1-0

Shenues: Kola 65′

Butrinti – Veleçiku 3-1

Shenues: Papa 40′,  Dorti 59′, Baza 89′ / Nikshiqi 90+2′

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide