Josip Kuzhe: Deshiroj te fitojme, duhet te luajme loje kolektive!
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 03 Mars 2010 09:15   Shtyp

josip_kuzhe“Sigurisht, ndeshja me Irlandën është një test përgatitor, ku do të përpiqemi të përmirësojmë lojën tonë, edhe pse kemi përballë një kundërshtar të fortë. Një rezultat i mirë, pervecse do të kënaqe tifozët, do të krijojë një atmosferë pozitive edhe në ekip. Por ka dy këndvështrime. Unë si trajner dua ta fitoj këtë ndeshje, ndërsa nga ana tjetër federata na ka vendosur përballë një kundërshtari të fortë, që do të jetë dicka plus për skuadrën tonë. Preferoj që skuadra të zhvillojë lojë kompakte, lojë grupi dhe individualitetet do të doja që të ndihmonin në këtë objektiv. Nuk mund të them ende një formacion pasi kemi një problem dëmtimi me Canën. Unë kam parashikuar dhe një zgjidhje nëse ai do të mungojë, por gjithsesi do të pres deri ditën e ndeshjes, të shohim se cfarë do të ndodhë me rikuperimin e tij”, perfundoi Kuzhe.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide