Grupi 1 / Danimarka zhgënjen, rivalët ndjekin
nga Klevis Bejkolli   E enjte, 10 Shtator 2009 14:59   Shtyp

hamdi_salihi_alb-dan 1-1Ekipi kombëtar i Danimarkës barazoi me shqipërinë në kualifikueset e kupës së botës, duke e vënë kryesimin e saj në grupin 1 në rrezik.

Pas barazimit në fundjavë,me Portugalinë, Danimarka zhgënjeu mbrëmë me Shqipërinë duke barazuar 1-1.

Pas barazimit kryesimi i grupit ka shkuar në vetëm 3 pikë duke vënë në dyshim kryesimin e tij, gjë që për trajnerin Morten Olsen është i “papranueshem”

Ishte padyshim një lojë me dy pamje të ndryshme në të dy pjesët e lojës. Danimarka ishte më e fortë në 45’-së minutat e para. Jon Dahl Tomasson ka humbur një mundësi fantastike në minutën e 12’-të, të lojës, që duhet thënë që ishte një mbrëmje bosh për sa i përketë rasteve. Përfundimisht vizitorët morën kryesimin në minutën e 40’-të, me anë të Nicklas Bendtner pas një topi të vertikalizuar nga Christian Poulsen.

Në pjesën e dytë, Shqipëria që tashmë është jashtë kupës së Botës, u kthye vrullshëm për një hakmarrje spektakolare.

Erjon Bogdani, pas një topi të ulur me shumë mundim nga Hamdi Salihi, arriti të barazojë vetëm 5’-së minuta pas hapjes së pjesës së dytë.

Në pjesën e dytë Danimarka bëri një lojë në tërheqje, me një mbrojtje që linte shumë hapësira.

Olsen tha pas ndeshjes së mbrëmshme se : “Ndeshja nuk ishte në standartetet e kërkuara për kupën e Botës dhe se duhet patjetër të përmirësohet deri në 10-të Tetor kur të presim në shtëpinë tonë Suedinë”.

Një fat i madh bëri që Suedia në minutat e fundit të fitojë në Maltë me anë të një autogoli. Kjo nënkupton që në rastë të një fitoreje të tyre në “PARKEN”, ata do ta shohin veten si kryesues të grupit të parë.

Aktualisht Portugalia mban vendin e tretë në grup ,duke mbajtur të gjalla shpresat për një kualifikim, pas fitores së mbrëmshme në Hungari.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide