EURO 2012 / Josip Kuzhe: Vetem fitore me Luksemburgun!
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 06 Shtator 2010 15:13   Shtyp
josip_kuzheTrajneri i kombetares se Shqiperise Josip Kuzhe ka dale perpara mediave sot paradite dhe ka folur per parapergatitjet ne prag te ndeshjes me Luksemburgun, ku ka shpjeguar rendesine e ndeshjes se rradhes dhe ka cituar se fitorja eshte objektivi kryesor. "Ndeshja me Luksemburgun eshte shume e rendesishme dhe ne duhet ta fitojme patjeter kete takim. Cdo rezultat tjeter do te ishte tre hapa mbrapa dhe kjo nuk do te na ndihmonte aspak ne progresin tone", u shpreh trajneri kroat Josip Kuzhe, i cili akoma nuk e ka vendosur se me cfare formacioni do te luaje neser, nderkohe qe dihet se plani kryesor eshte krijimi i nje skuader sulmuese. "Akoma nuk jam i qarte se me cfare formacioni do te luajme. Nuk kam vendosur nese do te luajme me dy lojtare shkaterrues ne mesfushe apo nje", theksoi Kuzhe i cili ka 6 ndeshje rresht pa humbur ne kryes te kombetares se Shqiperise.

Klevis Bejkoll
i
komente