EURO 2012 / Josip Kuzhe: Jam i kenaqur me fitoren
nga AlbaniaSoccer   E martë, 07 Shtator 2010 23:33   Shtyp
josip_kuzheTrajneri i kombetares se Shqiperise Josip Kuzhe ndjehesh shume i kenaqur pas fitores me Luksemburgun, ndonese ishte nje fitore minimale dhe me gjithe epersine e krijuar nga skuadra jone nuk mund te shenonim me shume gola.
"Jam i kenaqur me fitoren sepse neser do te zgjohemi dhe ne gazeta do te lexojme qe Shqiperia ka 4 pike dhe eshte ne vend te pare ne grup, te pakten deri ne ndeshjen e ardhshme. Djemte luajten mire deri diku. Mund te kishim shenuar me shume por ekipi kundershtar luajti shume i mbyllur. Te gjesh hapesira kunder nje skuadre qe luan me 9 lojtare ne zonen e vet eshte pothuajse e pamuajtur. Per me
teper kundershtaret tane luajten forte dhe ne disa raste edhe me loje te piset. Kur ishim me nje lojtar me teper mendova te fusja nje futbollist ne ndihme te Agollit por duhet te hiqja nje mesfushor shakterrues ose Skelen dhe nuk mu duk e arsyeshme nje levizje e tille. Natyrisht qe mund te benim dicka me teper por jam i kenaqur edhe me 1-0 dhe enderroj qe fitoret te vazhdojne
edhe kunder Bosnjes", theksoi Kroati Kuzhe i cili foli edhe per marredheniet qe ai ka me popullin tone dhe tifozerine Shqiptare. "Me tifozat kam nje raport te shkelqyer. Mund te them se qe ne diten e pare qe shkela ne Shqiperi kuptova se do te ndihesha mire ne vendin tuaj. Ky fakt  nuk ka te bej vetem me profesionin tim por edhe me raportin human me teper", perfundoi Kuzhe i cili i vlereson se tepremi marredheniet qe ka krijuar me njerezit ne Shqiperi.

Kel Naraci
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide