Kryeministri Berisha premton rikonstruksionin e “Qemal Stafes”
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 08 Shtator 2010 21:48   Shtyp

sali_berisha_kryeministerNe mbledhjen e rradhes qe Keshilli i Ministrave ka zhvilluar ne mesditen e te merkures, kryeministri Berisha ka shpallur dy objektivat e qeverise se tij per vitin 2012, vit qe do te jete edhe 100 vjetori i pavarsise se Shqiperise. Ndertimin e nje godine te re per Parlamentin dhe rikonstruksionin e plote te stadiumit kombetar “Qemal Stafa”. Kjo e dyta eshte lajmi me i mire dhe ai qe i gjithe komuniteti i futbollit dhe tifozeria shqipetare priste prej kohesh. FSHF ka gati projektin dhe fondet e duhura per te realizuar projektin madheshtor qe do te beje stadiumin kombetar te jete ne parametrat e duhur europian. Qeveria do te jape kontributin e saj, Uefa po ashtu ka premtuar nje tjeter fond ne ndihme te Shqiperise per te realizuar kete projekt dhe tani mbetet qe kryeministri Berisha, vec premtimit gojarisht ne Keshillin e Ministrave, te jape ok-in zyrtar dhe puna pritet te nise. Gjate dy viteve ne vijim, do te punohet intesivisht dhe pritet qe ne 2012 te behet inagurimi i “Qemal Stafes” se rikonstruktuar.

Prej kohesh, jo vetem futbollistet e perfaqesueses shqipetare, por dhe personalitete te ndryshme nga bota e sportit, kombetare dhe nderkombetare kane vene alarmimin per kushtet e mjerueshme qe ky stadium ka. Platini ne viziten e tij te fundit ne Shqiperi paralajmeroi autoritet shqiptare, se perfaqesuesja jone rrezikon te luaje jashte shtetit ndeshjet ne eleminatore nese nuk merren masat e nevojshme per te rikonstruktuar stadiumin. Lorik Cana dy dite me pare e cilesoi publikisht “Qemal Stafen” si stadiumin me te degjeneruar ne Europe. E gjithe kjo “zhurme” e krijuar se fundmi ka bindur edhe kryeministrin qe te mos qendroje pasiv perpara kesaj situate dhe nevoje qe ka futbolli shqipetar.

Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide