Pajtim Kasami: Nuk do të nxitohem per te vendosur
nga AlbaniaSoccer   E premte, 17 Shtator 2010 12:24   Shtyp
kasami palermoMenjehere pas lajmit se Pajtim Kasami ka gjasa të vesh fanellën “kuqezi” në rast se seleksionuesi Otmar Hitcfild nuk do të ftonte atë në reprezentacionin e Zvicrës, është prononcuar vet Kasami. Ai  pohoi se me shokun e tij më të ngushtë, Emanuel Kaya Brunner, ka biseduar në këtë temë disa herë, mirëpo për të synim kryesor njëherë është të vesh fanellën zvicerane.

“Është e vërtetë se jam i befasuar se pse Otmar Hitcfild nuk më fton në reprezentacionin e Zvicrës, por kjo nuk do të thotë që unë do të marr një vendim të shpejt dhe do të shkoj në ndonjë kombëtare tjetër duke përfshi këtu edhe Shqipërinë. Unë e di se jam shqiptar dhe e di mirë se nga vij, mirëpo vendimet nuk mund t’i marr individualisht pasi familja ime jeton në Zvicër dhe për gjithçka rreth karrierës sime do vendosim bashkë”, pohoi strugani. Përndryshe, duhet cekur se në ueb faqen e njohur Facebook është hapur një profil, ku fansat kërkojnë që Pajtim Kasamin ta shohin sa më shpejtë në Kombëtaren e Shqipërisë.

Avdyl Salihu

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide