Ekskluzive / Alban Ramaj: Skerdi Curri mesfushori ofensiv me formë më të mirë!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 31 Tetor 2010 13:47   Shtyp
bundesliga_gjermane_705555156Kavajasi Skerdi Curri ( 35 ) i ka dhene edhe tre pike te vlefshme ekipit te Erzgebirge Aue, ne ndeshjen kunder Greuther Fürth. Ai edhe kete ndeshje u inkuadrua ne pjesen e dyte, pasi dy jave me pare ishte lenduar dhe te henen ne fitoren 2:0 kunder Oberhausen luajti vetem per 10 minuta. Curri 5 minuta pasi u fut ne loje beri asistimin e goli te fitores. Ishte ky asistimi i 6- te ne sezon dhe 4 prej ketyre asistimeve kane sjellur 12 pike, duke mos llogaritur sulmet e nisura nga ai dhe kane perfunduar ne gol. Tranjeri Rico Shmit per media para ndeshjes u shpreh optimist dhe pozitiv per aktivizimin e Currit. "Shpresoj qe Skerdi te luaj, sepse- me Currin ne fushe Aue eshte me efikias si ekip", theksoi trajneri i Aue.
Aue qe nga specialistet e futbollit gjerman eshte paraqitur si kandidatja numer nje qe te bjeri nga kategoria, pas 6 fitoreve radhazi ndodhet ne poziten e dyte me 23 pike, tre me pak se ekipi i Fanol Perdedaj, Hertha Berlin SC.
Kavajasi me shtetesi gjermane ka merita te medha ne ngritjen e ekipit nga liga e trete ne te dyten. Ai ne Erzgebirge ka ndertuar nje shtepi dhe disa lojtare banojne me qira ne shtepine e tij dhe sipas Sport Bild, disa futbolliste si psh Lojtari i Kombetares Tuneziane, Najed Braham ka perfituar shume nga keshillat e Currit dhe ai po ashtu eshte bere legjende e ketij klubi. ( Ekip qe ne vitin 1989 eshte eliminuar ne Kupen e UEFA- se nga Flamurtari i Vlores 0:2 ne Vlore dhe pate fituar 1:0 ne Aue. Ekipi asokohe mbante emrin Wismut Aue, pas bashkimit te Gjermanise- ekipi mban emrin e regjionit Erzgebirge e jo te Uzines Sovjetike te Uraniumit) .
Ne Aue luan edhe sulmuesi i Kosoves Alban Ramaj. Ai ne fazen pergatitore u lendua ne ndeshjen miqesore kunder Schalke 04 1:3 dhe pushoj per dy muaj. Eshte kthyer, para kater ndeshjeve. Mirpo, fal fitoreve te nje pas njeshme, Ramaj eshte vetem ne 18 shen e pare te skuadres. Akoma nuk ka debutuar ne futbollin profesionist. Ndeshja e vetme qe ka luajtur ishte ajo Kosova- Xamax 2:0. Ne nje prononcim per Albaniasoccer.com, Ramaj shprehet:" Curri eshte shume i rendesishem per ekipin tone. Po e udheheq ekipin nga fitorja ne fitore. Krejt loja e jone bazohet ne kreativitetin dhe idete e tija".
A mendoni se Curri mund ti ndihmoj Kombetares?
Ramaj: " Kam pare ndeshjen me Malin e Zi ne stadion dhe me Uzbekistanin. Curri per momentin eshte mesfushori me i mire ofenziv me pasaporte shqiptare. Natyrisht, se e ka vendin ne 11 shen e pare. Ama Aue jane te gezuar se nuk luan per Shqiperine. Sepse, kane frike nga lendimet dhe ne kete menyre, ai eshte me i fresket dhe me i dobishem per Aue. Po, nese Kosova pranohet ne UEFA. Per kualifikimet e KB
2014 do e marrim per Kosoven. Me ate loje qe treguam ne Zvicer dhe nese rikthehen Cana; Behrami, Shaqiri, Dallku, Curri, Ferati, Vllezerit Xhaka, Harbuzi, Bajrami, Mavraj, Toski, Beqiraj dhe Ujkani besoj se do arritim shume. Mund te them se Futbolli ka nje te ardhme te mire!

Sami Baqaj
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide