Miqesore/ Shqiperi-Slloveni 1-2
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 09 Shkurt 2011 22:53   Shtyp

kombetarja_ne_malteKombetarja shqipetare eshte mundur nga Sllovenia ne miqesoren e zhvilluar sonte ne mbremje. Nje gol ne minuten e 90' nga pika e bardhe e 11-metrave i ka dhene fitores djemve te trajnerit Matias Kek.

Ne pjesen e pare kuqezinjte kane zhvilluar nje loje te dobet dhe Sllovenet kane rrezikuar shume e vene ne pune dy qendermbrojtesit shqipetar. Goli per miqte ka ardhur mbas nje kundersulmi. Sllovenia kaloi e para ne avantazh me nje gol te sulmuesit Novakoviç ne minuten e 24' qe nuk u shmang dot nga portieri Saimir Ujkani. Kombetarja e dirigjuar nga Kuzhe u mundua te reagonte e mbeshtur dhe nga nje numer i madh tifozesh kuqezi ne shkallet e stadiumit. Si Salihi dhe Bogdani ishin te izoluar dhe shume pak u furnizuan nga mesfusha.

Ne pjesen e dyte gjerat ndryshuan menjehere dhe Shqiperia u be nje skuader agressive. Disa raste ne porten e kundershtarit dhe ne minuten e 63' Ervin Bulku i sapofutur ne loje ka bere nje supergol nga nje distance e larget dhe ka ngritur ne kembe te gjithe te pranishmit. Ovacione dhe feste ne stadium kane bere te ngrohet atmosfera.

Shqiperia nuk terhiqet edhe mbas barazimit dhe sulmon kundershtarin. Salihi eshte i rrezikshem ne zone dhe Muzaka ben rremuje krahun e majte te mbrojtjes sllovene.

Sikur te mos ishte gjyqtari grek, qe akordoi nje 11-metersh ne minuten e 90-te per nje nderhyrje te dyshimte te Canes, Shqiperia do te kishte barazuar. Sllovenet shenojne golin e fitores me ane te Dedicin dhe dalin me koken lart nga Qemal Stafa.

Pirro Nika

Skeda

 

Shqiperi 1

Slloveni 2

 

Golat: Bulku 63’/ Novakovic 24’, Dedicin 90’

 

Shqiperia: Ujkani (45’ Beqaj) – Dallku, Cana, Teli, Vangjeli (83’ Lika) – Lila, Lala (55’ Bulku), Agolli, Duro (55’ Muzaka) – Bogdani (63’ Bakaj), Salihi (81’ Memushaj). Trajner: Josip Kuzhe

 

Sllovenia: Handanović - Brečko, Cesar, Šuler, Jokič - Kirm, Radosavljević, Bačinović (66’ Šukalo), Birsa -  Novaković (68’ Ljubijankić), Matavž (46’ Dedič).  Trajner: Matijazh Kek

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide