Kategoria Superiore / Elbasani - Vllaznia 0-4
nga AlbaniaSoccer   E diel, 20 Shkurt 2011 19:09   Shtyp
Vllaznia_festNe oren 13:00 sot ne stadiumin e Elbasanit ne "Ruzhdi Bizhuta" u luajt takimi Elbasani-Vllaznia. Loja nisi e qete nga te dy ekipet duke studiuar me teper lojen e njeri-tjetrit. Ne 20 minutat e para Vllaznia fiton tre goditje nga kendi por nuk shfrytezohen sic duhet nga shkodranet. Ne minuten e 22-te Elbasani fiton nje goditje denimi rreth 20 metra por nuk arrin te shenoje. Ne keto minuta nxehet loja dhe behet me e bukur ku lojtaret e Elbasanit ekzekutuan nje goditje nga kendi dhe nje gjuajte ne kuadrat por pa arritur te shenonin. Me pas kunderpergjigjet Vllaznia me Vajushin dhe Sukajn qe ishin te papermbajtshem. Ne minuten e 31-te lojtaret e Vllaznise bejne nje goditje denimi pasi mbrojtesi i Elbasanit nderhyri ashper dhe u ndeshkua me karton te verdhe. Sukaj ben nje gjuajtje kryeveper dhe mposht portierin e Elbasanit dhe kalon ne avantazh Vllaznine. Ne minutat e mbetura te pjeses se pare loja u nxeh dhe lojtaret e Elbasanit po vazhdonin me nje cikel nderhyrjesh shume te ashpra, ku nuk munguan kartonat e verdhe. Kapiteni Merxha ndeshkohet me karton te verdhe pas nje nderhyrjeje shume te ashper ne dem te Vajushit i cili ishte i pandalshem. Keshtu mbyllet pjesa e pare me avantazhin e miqve pas atij goli te mrekullueshem te Xhavahir Sukajt.   
Pjesa e dyte nis vrullshem ku Vllaznia fiton nje goditje te shpejte nga kendi. Ne minuten e 52-te Elbasani humbet nje rast te paster me Kacin ku gjuan pak centimetra ngjitur me shtyllen. Pergjigjet Vllaznia me nje aksion model me Vajushin dhe Sukajn qe i nxjerrin nje top per Shtubinen  ne min e 55-te i cili gjuan dhe shenon. Ne minuten e 60-te kemi perseri nje karton te verdhe per Elbasanin per nderhyrje shume te ashper ne dem te kundershtarit. Ne minuten e 79-te Sukaj trefishon rezultatin pas nje thyerje te aksionit te Elbasanit duke e shfrytezuar me se miri kete marrje topi ne mesfushe me gjuajtje dhe mposhtje e portierit Llani po aq mire. Ne minuten e 85-te Bello ndeshkohet me karton te kuq pas nje nderhyrje makabre ne dem te talentit 19 vjecar Armando Vajushi. Ne min e 92-te mesfushori Hodo ben pokerin e Vllaznise. Keshtu mbyllet kjo ndeshje ku rezultati flet vete. Elbasani mbetet ne kuoten e 12 pikeve ne vend te fundit dhe Vllaznia tashme ne vend te trete ne kuoten e 38 pikeve pas ketij shkaterrimi qe i beri ekipit te Elbasanit.  

Skerdilaid Sulozeqi
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide