Ne fokus/ Cana premton ndihme per sportin ne Kosove
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 13 Qershor 2011 21:54   Shtyp

Cana_bisedLorik Cana, ylli i kombetares shqipetare ka qene sot ne vendin e lindjes se tij ne Kosove. Ministri i Kultures, Rinise dhe Sportit, z. Memli Krasniqi, priti ne zyren e tij, futbollistin e famshem kosovar qe ka qene i shoqeruar edhe nga babai i tij, ish- futbollisti i shquar Agim Cana.

Ministri Krasniqi e pergezoi futbollistin e kombetares shqiptare, Lorik Canen, per sukseset qe ka arritur, duke e quajtur ate si nje nga ambasadoret me te medhenj te Kosoves ne perfaqesimin nderkombetar. Ai tha se suksesi qe ka arritur Cana i ka bere krenar te gjithe qytetaret e Kosoves.

Ministri Memli dhe Cana kane diskutuar per sfidat e medha qe sporti dhe futbolli kosovar ne vecanti kane ne te adhmen. Te dy kane shprehur gadishmerine per te ndihmuar me sa munden qe e ardhmja te jete e sukseshme dhe pozitive per te gjithe kosovaret kudo ndodhen.

Nga ana tjeter, futbollisti shqipetar, qe aktualisht luan ne ekipin e famshem turk Galatasarajit, Lorik Cana falenderoi ministrin per pritjen dhe gatishmerine e madhe te treguar per bashkepunim. Cana foli per format ne te cilat mund te koordinohen punet dhe premtoi se nuk do te ndalet se angazhuari, qe me ndikimin e tij, te avancoje futbollin e Kosoves.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide